Drejtori i gazetës Lajm, Hajdari, kryen punët që s`i kryejnë ministrat shqiptarë – “Detyron” OSBE-në të hapë zyrë në Kumanovë

Date:

16:27:48             2016-07-04

 

 

 

 

Misioni i OSBE-së në Shkup, së shpejti pritet të (ri)hapë zyrën në Kumanovë, marrim vesh nga burime të mirinformuara. Edhe pse Kumanova gjatë kohë është pika më neuralgjike në Maqedoni, OSBE për çudi nuk e kishte parë të nevojshme të rihapë zyrën e mbyllur para shumë viteve në këtë qytet. Mirëpo gjërat kanë ndryshuar dhe pas një letre të hapur dërguar nga drejtori i gazetës “Lajm” Fejzi Hajdari në adresë të OSBE-së, kjo zyrë pritet të bëhet së shpejti funksionale.

Në vazhdim sjellim të plotë letrën e drejtorit të “Lajm”-it Hajdari, në adresë të misionit të OSBE-së në Shkup:

 

Në momentin kur gjithnjë e më shumë Maqednia po futet në krizë të thellë politike, dhe së fundmi janë shpeshtuar spekulimet mediatike për tensionim të situatës së sigurisë në rajonin e Kumanovës e Likovës, është shumë logjike, madje edhe më shumë se e nevojshme, të shtrohet pyetja:
Pse OSBE-ja edhe krahas këtyre sinjaleve, nuk hapë Zyrë në Kumanovë, sic e ka në Tetovë, ku realisht gjendja e sigurisë nuk është sikurse në Kumanovë. Prandaj, duke patur parasysh gjithë këtë, mendoj se:

– Ambasada e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, ta shpeshtojnë (intensifikojnë) praninë në këtë rajon (Kumanovë e Likovë), ku, sic dihet, gjatë viteve të fundit, janë realizuar shumë skenarë të dyshimtë, me c’rast është lakuar edhe “emri” i qeverisë dhe shërbimeve të huaja.

– Të orientohen fonde për shoqërinë civile në rajonin e Kumanovës, si masë preventive për moseskalimin eventual të situatës

– Ia tërheqim vërejtjen dhe vëmendjen Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit (si 2 parti që kanë marrë pjesë në qeveri në periudha të ndryshem), të ndërpresin diskriminimin ndaj shqiptarëve të Kumanovës dhe Likovës, gjatë ndarjes së posteve (funksioneve)

– Kërkojmë zyrtarizimin e akseve rruguroe (hapja e vendkalimeve kufitare), me qëllim të shmangies së kalimeve ilegale, por edhe nxitjes së bashkëpunimit të dyanshëm të qytetarëve të zonave kufitare

P.S.
Letra i drejtohet Ambasadave të shteteve të BE-së në Maqedoni, misioni të OSBE-së në Shkup, si dhe misionit të Bashkimit Evropian (BE)

Me konsideratë Fejzi HAJDARI    (Tetova1.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...