Gjatë dëbimit të familjes kosovare, bashkëshorti kërcënon me thikë bashkëshorten

47 Lexime

09:25:35              2016-08-18

 

 

 

 

Pasi ishte kërcënuar se do të dëbohej me familjen e tij në Kosovë, një refugjat kosovar nuk e duroi më këtë situatë. Mëngjesin e së mërkurës, ai e kërcënoi bashkëshorten e tij me një thikë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e kërcënimit të familjes kosovare me katër fëmijë, për tu dëbuar në Kosovë.
Organet e rendit nga Kaiserslauterni kishin ardhur në mëngjes për ta marrë familjen dhe ta dëbojnë në Kosovë. Por, me arritjen e tyre, burri ka nxjerrë një thikë, duke u kërcënuar se do t`i shkaktojë diçka bashkëshortes, po që se familja vërtetë dëbohet në Kosovë. Policia ka arritur ta çarmatosë kosovarin, duke e arrestuar në vendngjarje, shkruan „swr“, njofton „Shtegu.com“. Së shpejti do të vendoset nëse ai do të paraburgoset, të vendoset në ndonjë klinikë psikiatrike apo do të dëbohet. Pas rastit në fjalë, bashkëshortja e tij me katër fëmijët janë përkujdesur nga një ekip mjekësor i emergjencës dhe enti për të rinj. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në vazhdim me ta.