Dramatike në Itali: Familja nga Maqedonia e Veriut e mbajti në shtëpi për nëntë ditë gruan e vdekur nga koronavirusi

Date:

Për nëntë ditë me radhë zgjati tragjedia e një familjeje verimaqedonase që nuk mund ta varroste bashkëshorten dhe nënën e saj, e cila vdiq nga koronavirusi më 18 mars në qytezën Pizioni, në krahinën italiane të Brescia. Tragjedia më e madhe ishte se aty nuk ka varreza myslimane, ka mësuar 24Info, transmeton Shtegu.com.

Bashkëshorti dhe dy vajzat e të ndjerës ishin mbërthyer në një labirinth byrokratik dhe gjatë gjithë kohës kanë qëndruar me arkivolin në shtëpi, i cili ishte mbyllur hermetikisht për shkak të koronavirusit dhe për shkak të rregullave të rrepta shëndetësore ata nuk kanë mundur as ta transportojnë kufomën në Maqedoninë e Veriut.

Situata e çuditshme u bë publike pasi Jasin Lafram, presidenti i Unionit të Komuniteteve Islame të Italisë, lëshoi alarmin.

Unioni tashmë është aktivizuar ditët e fundit, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të lehtësuar varrosjen e myslimanëve të vdekur në varrezat ekzistuese islamike, edhe nëse ato vijnë nga provinca ose rajone të tjera.

„Ngjarja është e jashtëzakonshme. Kjo për faktin se Pizoni nuk ka zonë varrosjeje myslimane, e të cilën e ka Brescia, por e cila është e shfrytëzueshme vetëm për myslimanët që jetojnë në qytet dhe nuk autorizon varrosje tëtjera. Unë jam i tronditur nga ky lajm dhe shpresoj që autoritetet do të gjejnë një mënyrë për ta lejuar këtë grua të varroset me dinjitet sa më shpejt të jetë e mundur. Situata e vështirë në të cilën gjendemi dhe ajo që ne të gjithë po e përjetojmë, nuk duhet të jetë një arsye për ta lënë pas dore humanizmin që është në themel të shoqërisë sonë“, tha Lafram.

Sidoqoftë, agonia e familjes mbaroi ditën e djeshme me varrosjen e përkohshme të gruas.
Meqenëse Brescia refuzoi të kryente funeralin, autoritetet lokale, megjithatë, siguruan një copë truall për varrosjen e përkohshme të gruas, e cila do të merr një lamtumirë dinjitoze kur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme dhe të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...