Djaloshi shqiptar nga Vjena në krye të obligimit moral ndaj të rrezikuarve

121 Lexime

Ditët e kaluara, „sfida e lagjes“ është përhapur si zjarr i egër edhe në Austri. Me këtë sfidë është edhe djaloshi shqiptar, Gino Shabani. Ai u qëndron pranë atyre që kanë nevojë ose thjesht bisedon me ta.

Te mishtorja të merret shpejt një porosi, më pas të shkohet në barnatore dhe më pas të shetitet qeni me nofkën „Gassi“. Të gjitha këto detyra janë në listën e obligimeve të Gino Shabanit, shkruan „Heute“, përcjell Shtegu.com.

Por djaloshi shqiptar nga Vjena nuk i bën të gjitha këto për vetveten, por për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. Disa ditë më parë, shqiptari 23-vjeçar u paraqit në aksionin „Ndihma e lagjes për Koronën në Austri“. „Brenda pak ditësh, shtatë persona që kishin nevojë për ndihmë, më kontaktuan“, pohon Gino.

Por nëpunësi i Kryqit të Kuq austriak nuk e ofron mbështetjen e tij vetëm përmes platformës online. „Të dhënat për kontakt i kam ngjitur në hyrje të ndërtesës“. Që atëherë, me të kanë kontaktuar gjithsej 19 persona. „Për shumicën e njerëzve unë shkoj në pazar ose ua shoqëroj qenin në ndonjë shëtitje. Motra e një 92-vjeçari më thirri dhe e më pyeti nëse mund të flisja me vëllain e saj. Edhe unë e bëj këtë veprim, natyrisht, me disa metra distancë“.