Futbollisti shqiptar i Kombëtares zvicerane u largua herët nga Kampionati Europian në internet. Manchester City i tij humbi në kohën shtesë kundër Barcelonës.
Futbolli aktualisht është në pushim. Asnjë ligë botërore, asnjë Champions League dhe asnjë kampionat europian gjatë verës. Koronavirusi ka shkaktuar ndërprerje të futbollit. Për të kapërcyer këtë hendek, platforma e futbollit „433“ aktualisht është duke organizuar një turne në internet „FIFA20“, i cili duhet ta bëjë thatësirën pak më të durueshme. 32 futbollistë profesionistë nga 32 vende janë duke luftuar me tastierë për titullin virtual, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.
Në mesin e këtyre lojtarëve ishte edhe lojtari shqiptar i ekipit zvceran, Granit Xhaka. Futbollistii i Arsenalit, të enjten në mbrëmje garoi kundër belgit Romelu Lukaku në raundin e parë. Me këtë rast, Xhaka nuk lujati as për ekipin e tij të Arsenalit, e as për Kombëtaren zvicerane: Ai filloi me Manchester Cityn dhe sfidoi Barcelonën e Lukakut. Pas 90 minutave lojë, ndeshja përfundoi baras 2:2, prandaj loja shkoi në vazhdime. Dhe ishte pikërisht Lukaku, i cili tregoi gishtat më të shpejtë në joystick dhe vulosi largimin e hershëm të Granitit me një kundërsulm të bukur me Frankie de Jong dhe „golin e tij të artë“.

