Donacione gjermane për një kopsht të djegur fëmijësh në Shkup
09:28:23 2017-12-20
Qysh para festave të fundvitit, të punësuarit e kopshtit të fëmijëve „8 Prill“ në Shkup, do të mund t`i gëzohen dhuratave të shumta nga qyteti i vëllazëruar i Nürnbergut. Godina ishte shkatërruar tërësisht nga një zjarr i shkaktuar nga sistemi qendror i ngrohjes.
Drejtoresha e kopshtit i ishte drejtuar Entit për mërrëdhënie ndërkombëtare, pasi disa vite me radhë ka pasur shkëmbime midis çerdheve në Nürnberg dhe Shkup. Enti menjëherë është vënë në dispozicion duke kërkuar donacione. Në fund, janë grumbulluar 4 mijë euro të cilat i janë dorëzuar kopshtit, shkruan „Marktspiegel“, përcjellë „Shtegu.com“. Përpos kësaj, kompania gjermane „Simba Dickie Group GmbH“ ka dhuruar edhe tre pako me lodra të moshave përkatëse të cilat janë para pak kohësh janë sjellë në Shkup.
Për momentin, kopshti është transferuar në nëj bodrum të një shkolle të re të ndërtuar. Në shtator të vitit të ardshëm, ajo do të rihapet në vendin e mëparshëm si godinë e re, në lagjen e romëve në Shutkë. Në këtë institucion, i cili ekziston që 35 vite, përkujdesen 197 djem e Vajza, prindërit e të cilëve janë raste sociale. Shutka është një ra nga lagjet më të varfra të Shkupit. (Shtegu.com)