Në Gjermani arrestohen katër punëtorë ilegalë nga Maqedonia

Date:

09:54:44                   2017-12-20

 

 

Katër shtetas maqedonas, të cilët kanë qëndruar dhe punuar pa leje përkatëse të rregullta në Bad Neustadt të Gjermanisë, janë arrestuar në Bad Bocklet.
Mëngjesin e së hënës, inspektorati policor në Bad Kissingen kishte pranuar një informatë se në një institucion në Bad Bocklet janë duke qëndruar disa punëtorë ilegalë.

 

Policia gjermane ka hasur në katër shtetas maqedonas. Identifikimi i tyre ka dëshmuar se ata për rreth dy javë kanë qenë duke punuar për një shtetas bullgar me vendbanim në Gjermani, shkruan „m.mainpost“, përcjellë „Shtegu.com“. Shtetasit maqedonas kanë qenë të angazhuar në punë ndërtimore të ndryshme në një klinikë në Bad Neustadt. Por, të gjitha këto i kanë bërë pa leje qëndrimi dhe pa leje të rregullt pune. Procedura e mëtutjeshme ka vijuar nga Enti i përgjithsëm doganor në Schëeinfurt, në bashkëpunim me Inspektoratin policor në Bad Kissingen. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...