DOKTORI I SHKENCAVE POLITIKE LË KOSOVËN: I RËNDË QENKA KURBETI

Date:

20:52:40         2019-08-25

 

Doktoratura në Shkencat Politike nuk i hyri në punë profesorit Avdi Smajlaj. Ai së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij është detyruar që ta lë Kosovën, pasi që nuk mund t’i siguronte kushte optimale për jetesë.

Në një reagim në profilin e tij, ai pas mbërritjes në Gjermani, ka shprehur mërzinë e tij për faktin që është detyruar ta braktis Kosovën.

Smajlaj thotë se fjala e urtë ‘guri peshon më rëndë në vendin e vet’, nuk qëndron, pasi në Gjermani thotë se po ndjehet sikur peshon 300 kilogram.

 

“I rëndë qenka kurbeti!

Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg! Guri qenka më i rëndë kur largohet nga vendi i tij, se sa kur është në vendin e vetë! Nuk qëndroka fjala e urtë.

As armiku mos pastë ndonjëherë nevojë të largohet nga vendi i tij/saj!”, ka shkruar ai.

 

Në pyetjen e një komentuesi se përse ka ikur nga Kosova, ai thotë se ka muaj të tërë pa pagë, dhe ka 5 fëmijë që duhet t’i mbajë.

“…Sa kohë jam pa pagë në Kosovë, gruaja nuk punon, i kemi 5 fëmijë, kam aplikuar në shumë universitete në vende të ndryshme, këtu e mora përgjigjen e parë dhe u nisa. Shumë vështirë me ka ardhë për gruan dhe fëmijet, por po duhet me u përpjekë me mbijetu”, ishte përgjigja e tij. (Insajderi)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...