Doc. Dr. Argëtim Saliu shpallet shkencëtari më i ri i vitit

Date:

Nën moton “Në gjurmët e më të mirëve” Forumi Rinor Islam (FRI) sonte organizoi manifestimin e përvitshëm të Vitit të Ri islam HIXHRI. Kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani me këtë rast para të pranishmëve tha se Forumi Rinor Islam në vazhdimësi promovon një nga qëllimet kryesore: stimulimin e diturisë dhe shkencës, nxënien e dijes dhe këtë po dëshmon përmes dekorimit të nxënësve dhe studentëve më të dalluar në shoqërinë tonë.

Sonte Forumi Rinor Islam përzgjodhi dhe dekoroi profesorin universitar doc.dr Argëtim Saliu si SHKENCËTARIN MË TË RI TË VITIT me qëllim mirënjohjen ndaj tij për punën dhe angazhimin që jep për rininë shqiptare në vend dhe më gjërë. Profesori Argëtim Saliu me këtë rast tha se ndjehet i nderuar nga ky vendim i FRI-së që ta dekorojë atë me çmimin SHKENCËTAR MË I RI I VITIT.

“Jeta është një pallat shumëkatësh, nëpër të cilin jemi të detyruar të ngjitemi vetëm përmes shkallëve. Kjo është ajo sfidë nga e cila merr kuptimin formësimi ynë i përgjithshëm. E dashura RINI, mbani mend fjalët e poetit Naim Frashëri: “Vetëm drita e diturisë, përpara do të na shpjerë dhe se një popull i arsimuar asnjëherë nuk mund të jetë i robëruar”, u shpreh Saliu.

Ditë më parë Doc.Dr Argëtim Saliu publikoi dhe librin “E DREJTA ADMINISTRATIVE”, një libër ky gjithëpërfshirës. Ky libër është tekst me karakter universitar, i përbërë nga njëmbëdhjetë kapituj dhe gjithsej 425 faqe. Libri në fjalë është i destinuar kryesisht për studentët e programeve studimore juridike, shkenca politike dhe administrim publik

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...