Qerim B. vret thjeshtrën me të cilën kishte katër fëmijë

Date:

Një 31-vjeçare është gjetur e vdekur në një deponi skrrapesh në Berner Oberland të Zvicrës. Që në moshën 16-vjeçare ajo kishte mbetur shtatzanë nga njerku i saj.

Të mërkurën e kaluar, Policia kantonale e Bernës ishte informuar se në një zonë industriale në Oey, kishte ndodhur një vrasje. Në vendngjarje, policia gjeti një grua të vdekur. Menjëherë pasi u njoftua policia, autori i dyshuar u ndalua në një veturë dhe u arrestua.

Rreth krimit në Oberland të Bernës tani kanë dalur detaje të reja, njofton „Blick“ transmeton Shtegu.com: Të mërkurën e kaluar, boshnjakja Vana V. takoi partnerin e saj të jetës Qerim B. në një deponi skrapesh në Oey. Ajo ishte bindur që t’i sjellë dy fëmijët e vegjël në mënyrë që prindi t’i shohë ata. Sepse dy javë më parë, 31-vjeçarja u shpërngul nga banesa e tyre e përbashkët në Habkern (BE) dhe shkoi në një strehë për gratë, sepse ajo donte të ndahej nga njerku dhe babai i katër fëmijëve të tyre.

E motra nga njerku, Ladina B. ishte përpjekur ta bind Vana V. që të mos takohej me 60-vjeçarin Qerim B., sepse ai do t’i bënte diçka asaj. „Ajo gjithashtu më tha se babai im i paska thënë: Nëse unë nuk do të kem ty, askush tjetër nuk mund të të ketë“, pohon Ladina. Boshnjaku Qerim B. ishte shumë xheloz, çdo kontakt e shihte si një aferë të mundshme dhe e kontrollonte Vana V. sa herë që ishte e mundur.

Pasi Qerim B. vrau partneren e tij 29 vite më të re, të dy fëmijët vrapuan tek qiramarrësi i patundshmërisë dhe i thanë që koka e nënës së tyre po rridhte gjak. Qerim B. tani është në paraburgim. Sipas policisë së Kantonit të Bernës, nëna e katër fëmijëve u vra nga një dhunë e ashpër. Në deponinë e skrrapeve, aktualisht janë duke u hetuar disa objekte për gjetjen e mundshme të armës së vrasjes.

Vajza e martesës së parë të Qerimit, Ladina B., tani po mban zi për dy humbje: Mikja dhe motra më e mirë Vana V. dhe nëna e saj, e cila kreu vetëvrasje kur mësoi se vajza e saj, Vana V., mbeti shtatzanë kur ishte 16-vjeçe, nga burri i saj i dytë, Qerim B.. Ladina B. shpreson që babai i saj të dënohet rëndë për vrasjen e Vana V.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...