Djaloshi nga Tearca e Tetovës humb jetën në Zvicër

Date:

 

Dhjetë ditë më parë, një djalosh I ri u mbyt në lumin Rajna, pasi varka e tij u përplas në një shtyllë të vendsour në lum, që shërben për komunikacionin ujor në Hemishofen SH. Viktima është Bekim B. (25) shtetas I Maqedonisë së Veriut nga Frauenfeldi, përndryshe futbollist i ekipit të parë të FC Steckborn.

Personi që u mbyt një javë më parë në Rhine, është Bekim B. (emër I ndryshuar) 25-vjeçar nga Frauenfeldi. Ai po studionte iInxhinierinë ekonomike dhe ishte një futbollist në ekipin e parë të klubit të ligës së pestë FC Steckborn.

Fatkeqësisht, aksidenti ndodhi javën e kaluar: Bekimi hipi me një gjermane (29) në një varkë gome, e cila u përplas në lartësinë e Hemishofen SH me shtyllën numër 53 dhe u përmbys. Përderisa drejtuesja e varkës shpëtoi, Bekim B. u tërhoq nga Rajna pa shenja jete 45 minuta më vonë, disa qindra metra në rrjedhën e lumit. Të gjitha përpjekjet e ringjalljes ishin të kota – shqiptari i ri ndërroi jetë.

Që nga lajmi i tmerrshëm i vdekjes së të dashurit të saj, Familja B. është në gjendje shoku. Për shkak të besimit të saj mysliman, familja shqiptare nga Maqedonia e Veriut është dashur ta sjellë djalin e saj në vendlindje dhe ta varrosnin brenda një kohe shumë të shkurtër. Të martën, mjekësia forenzike lëshoi ​​kufomën – në të njëjtën ditë u zhvillua një ceremoni lamtumire në xhaminë e Frauenfeldit, informon Shtegu.com. Pastaj Bekim B. u dërgua në Tearcë, dhjetë kilometra në veri të Tetovës dhe u varros atje të mërkurën. Në varrimin e tij morën pjesë rreth 300 persona.

Sipas mediave zvoicerane, Bekimi gjithashtu konsiderohej notar i mirë. Përse nuk ka mundur të shpëtojë? Policia e Schaffhausenit sqaron se në këtë zonë ekzistojnë vorbulla të forta.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...