Djaloshi nga Maqedonia e Veriut lëndon rëndë policin gjerman

Date:

13:18:27                 2019-05-30

 

 

Në fillim të prillit 2019, oficerët e policisë gjermane nga Inspektorati Policor Freyung kanë kontrolluar një djalosh të ri, i cili me sa duket kishte vëzhguar shtëpitë dhe pronat.

Pasi ai nuk ka mundur të identifikohej, shtetasi 22-vjeçar verimaqedonas është dashur të dërgohet në stacionin policor në Freyung. Përderisa ai me biçikletë po futej në automjetin policor përkatës, papritmas verimaqedonasi qëllimisht e shkeli në këmbë një oficeri policie. Oficeri është dashur të transportohej në një klinikë me lëndime të rënda, shkruajnw mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Prokuroria në Passau, menjëherë pas ngjarjes kishte lëshuar urdhërarrest kundër verimaqedonasit për shkak të dyshimit të fortë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore dhe rezistencë ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit. Pas paraqitjes në gjykatën kompetente hetuese të Gjykatës rajonale në Passau, më 03.04.2019 verimaqedonasi është dërguar në një institucion korrektues.

Në seancën kryesore të datës 13.05.2019, Gjykata rajonale në Passau e dënoi të pandehurin me një dënim përfundimtar prej 16 muajsh pa kusht.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...