Varka e aksidentuar në Hungari u përplas me anijen zvicerane
11:53:56 2019-05-30
Gjatë një aksidenti të një anije turistike në Danub, së paku shtatë persona kanë humbur jetën. Disa pasagjerë llogariten ende të zhdukur. Me sa duket, varkë e aksidentuar është përplasur me një anije që mbante flamurin zviceran.
Të paktën shtatë pasagjerë të një anije ekskursioni kanë humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës, në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Rreth orës 21:00 varka e saj „Hableany“ është përplasur me një anije tjetër dhe është përmbytur. U deshën vetëm 70 sekonda dhe anija turistike me 35 persona në bord të zhduket krejtësosht në Danub.
Mëngjesin e së enjtes, shërbimet e shpëtimit ende kanë qenë në kërkim të 21 personave të zhdukur. Gjithsej janë shpëtuar shtatë persona të cilët janë dërguar në spital, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Në bord ishin 30 turistë nga Koreja e Jugut – shumica prej tyre 40-50 vjeç, si dhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Gjithashtu kanë qenë edhe tre shoqërues udhëtimi dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Përplasja ndodhi në kulmin e ndërtesës së famshme të Parlamentit: Sipas gazetës hungareze „BLIKK“ varka e ekskursionit u përplas me një anije shumë më të madhe të pasagjerëve „Viking Sigyn“ – një anije me flamurin zviceran dhe me qëndrim në portin e Bazelit.
Sikurse zbuloi radari, anija zvicerane e pasagjerëve ishte në të vërtetë në kohën e aksidentit ishte në vendin e ngjarjes. Pastaj ishte ndalur në afërsi. Natën, dhjetëra makina kishin shkuar në vendngjarje. Oficerët hipën në anije, përderisa udhëtarët po largoheshin nga ajo.
Ndërkohë, nuk ka shpresë për të gjetur të gjallë udhëtarët e humbur. Temperatura e Danubit aktualisht është vetëm 15 gradë. Anijet e shpëtimit dhe zhytësit janë në veprim.
Qeveria e Koresë së Jugut tani dëshiron të mbështesë kërkimin për udhëtarët e humbur. Ministria e jashtme e Koresë së Jugut njoftoi të enjten për të dërguar një „task forcë të shpejtë“ me 18 zyrtarë dhe punëtorë të shpëtimit në vendin e aksidentit në Budapest.
Përse varka Touri u përplas me anijen zvicerane, tani është duke u hetuar. 27 metër e gjatë, e projektuar për 60 pasagjerë, anija e aksidentuar i përket kompanisë së anijeve të Budapestit, Panorama Deck.