Dijana Toska zgjidhet anëtare e Këshillit mbikëqyrës ndaj ATO

Date:

13:51:14                     2019-05-30

 

 

Filantropja dhe gazetarja e njohur shqiptare Dijana Toska me vendim të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime është zgjedhur anëtare për siguri dhe mbrojtje e Këshillit mbikëqyrës ndaj Agjencisë Tekniko Operative (ATO), mëson gazeta KOHA.

Vendimi për emërimin e Toskës në këtë pozitë më 23 maj ka kaluar në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime, ndërsa i njëjti më 27 maj i është dërguar për ta nënshkruar kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Pasi kryeparlamentari ta ketë nënshkruar vendimin, i njëjti menjëherë hyn në fuqi dhe shpallet në gazetën zyrtare.

Përveç Dijana Toskës, për anëtare të Këshillit mbikëqyrës ndaj ATO janë zgjedhur edhe Arjeta Ceka Zhaku nga Tetova, si eksperte e shkencave të informatikës dhe Marija Zllatova Koceva, si eksperte juridike. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...