Diplomati Ajdini dhe ekonomisti Ademi mbajtën ligjëratë motivuese për rininë e Lubetenit

141 Lexime

13:14:49                  2019-04-07

 

 

Me iniciativë të OAVSH „Nisma e Botinës“, të shtunën në fshatin Lubeten është mbajtur ligjërata e parë për këtë sezon, në kuadër të projektit „Ligjëratë dhe debat“.

Tema që u trajtua:

„Sukseset nuk ndodhin, ju i krijoni ato“

Ligjërues: Fatmir Ademi dhe Bekri Ajdini

Përveç asaj se u morën shumë mësime nga jeta dhe eksperienca e bujshme e mysafirëve, OAVSH ka nxjerrë edhe shumë konkluzione:

– Nëse dëshironi që të arrini sukses, ju duhet të ëndërroni për atë, të keni dëshirë, të jeni të etur për atë që dëshironi të arrini.
– Që të arrishë qëllimin duhet të punosh, duhet të jesh në gjendje të sakrifikosh, në mënyrë që të bëhesh i suksesshëm.
– Nuk duhet të dorëzohesh para sfidave që mund të ndodhin, ato mund të zgjasin një orë, një javë, e një vit, por ato largohen përfundimisht dhe me përpjekje diçka e mirë do të ndodhë. Por, nëse heq dorë nga ato, ateherë tërë jetën do të të mundojnë dhe do të bëhen barrë për ty.

 

-Nuk mund ti ndihmosh dikujt nëse nuk e lë mangët punën tënde. Kështu që gjithësecili prej neve është i obliguar që të angazhohet dhe të sakrifikojë për t`i ndihmuar njëri- tjetrit.

– Për të arritur majat e suksesit, prej në fillim duhet të përcaktohesh dhe të kesh një pikësynim ne jetë, të orientohesh aty ku ke prirje më tepër. Për këtë, nevojitet motivim dhe përkrahje si nga ana e prindërve, ashtu edhe nga arsimtarët, rrethit e kështu me rradhë.

Tri pika që duhet poseduar për të arritur sukses:

1. Të keni dëshirë,
2. Duhet punë, dhe
3. Durim.

Pra, për të arritë qëllimin duhet dëshirë, planifikim, punë, përkushtim, sakrificë dhe durim.

Të dashur dhe shumë të respektuar, ne kemi shumë qëllime dhe objektiva që deshirojmë t`i arrijmë në jetë, ato nuk arrihen duke qëndruar në shtëpi pa u angazhuar. Andaj shpresojmë se çdokush do të mbartë përgjegjësi dhe do angazhohet për një të ardhme me plot suksese.

Me respekt,

OAVSH „Nisma e Botinës“ – Luboten

ka informuar në një postim në Facebook, për rrjedhën e mbledhjes, OAVSH „Nisma e Botinës“ – Luboten“.