Klasa nga një shkollë e Kosovës viziton Milot Rashicën në Bremen
13:57:52 2019-04-07
Me golin nga distanca për avatazhin 1: 0, Milot Rashica u paraqit në një stil grandioz në ndeshjen e çerekfinales së kupës gjermane. Vështirë se do të kishte ndonjë mënyrë më të mirë për sulmuesin e Werderit nga Kosova. Dhe një ditë pas kësaj, Miloti është përsëri njeriu i kërkuar. Të enjten, 22-vjeçari u vizitua nga një klasë shkëmbimi nga Kosova, e cila, së bashku me klasën mikpritëse gjermane, kishte ardhur nga Blankenese e Hamburgut.
Për të rinjtë nga Kosova, Milot Rashica tashmë është një legjendë. Ose të paktën një „legjendë e vogël“, siç pranon me modesti ylli i ri shqiptar i ëerderit me një buzëqeshje, shkruan në ëeb faqen e ekipit, përcjell Shtegu.com. „Popullata në Kosovë është tifoze e flaktë e futbollit, siç mund të dëshmohet edhe në ndeshjet e ekipit kombëtar që i zhvillon si nikoqir. Të rinjtë dhe të moshuarit janë gjithashtu të flaktë për futbollin dhe na mbështesin“, thotë Rashica.
Portali „WERDER.DE“ e ka shfrytëzuar vizitën e klasës nga shkolla e Prizrenit, për të biseduar me tre të rinjtë, për rëndësinë e futbollit për kombin e ri të Kosovës, idhullin e tyre Milot Rashica dhe vizitën në stadiumin ëeser. „Isha shumë i lumtur kur më kontaktuan. Në fund, ata të gjithë duken të jenë të lumtur, por më duhet të them, edhe gëzimi im ishte mjaft i madh“, ka pohuar Miloti.
Luani, 16 vjeç, nga Prizreni (Kosovë): „Ai është një frymëzim dhe mbi të gjitha, nxitje. Ai iu tregon shumë të rinjve nga vendi ynë se çfarë është e mundur me punë të vështirë. Ai e bëri atë në fusha të mëdha të futbollit nëpër botë. Unë definitivisht mund të them se ai është një ndihmë e madhe motivuese dhe tregon shumë njerëz se çfarë mund të arrijë në jetë. Miloti është një shembull për ne“.
Emona, 16, nga Prizreni (Kosovë): „Për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme që një lojtar kosovar luan për një skuadër të tillë të fortë në Gjermani unë jam një tifoze futbolli, sidomos kur luan ekipi kombëtar, unë jam krenare .. edhe me Milotin. Sot, ai ishte shumë i sin$ertë, iu përgjigj të gjitha pyetjeve tona dhe na përkushtoi kohë. ishte emocionuese për ta takuar atë dhe për të qenë këtu në Bremen“.
Endriti, 17, nga Prizreni (Kosovë): „Milot Rashica është një idhull i vërtetë për mua dhe shumë kosovarë të tjerë, veçanërisht të rinjtë. Më duket e paimagjinueshme që dikush nga një qytet kaq i vogël, në një vend kaq të vogël, ka arritur në Bundesligë. Që nga dimri ai është gjithashtu një nga lojtarët më të mirë të ligës. Në shumë ndeshje ai ka dëshmuar se çfarë mund të bëjë. E admiroj“.