HAJDE PËR HAJR QËNDRIM: Zbulohet arsyeja se si u pagëzua gjirafa me nofkën Qëndrim

Date:

12:36:23                  2019-04-07

 

Sapo e pa dritën e kësaj bote, gjirafa me nofkën Qëndrim u bë një super yll. Sidomos tek përdoruesit shqiptarë të instagramit, kjo gjirafë ka hasur në eufori të madhe.

Qëndrimi u lind më 27 mars në kopshtin zoologjik të Bazelit. Nga ana e personelit, foshnja e gjirafës u pagëzua me nofkën Qëndrim, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Sidomos përdoruesit shqiptarë të instagramit janë gëzuar shumë për kafshën e re, për shkak të emrit të saj. Tani, lindja e saj është bërë virale në instagram.

Gjithçka filloi kur kopshti zoologjik i Bazelit njoftoi për lindjen e kafshës në këtë platofrmë. Përdoruesit e instagramit Hoti dhe Nali nga Swisscomedytv e vërenë se gjirafa kishte një emër shqiptar dhe bënë thirrje për të uruar „Hajde përhajr“.

Mijëra përdorues të tjerë e kanë përcjell mesazhin e tyre, duke i dëshiruar Qëndrimit mirëseardhje në këtë botë.

Hoti habitet përse kopshti zoologjik kishte zgjedhur një emër të tillë. Vallë, mos ka ndonjë fushatë marketingu prapa saj?

Jo, me sa duket jo. Në kopshtin zoologjik kanë sqaruar se për çdo vit, të gjitha kafshët e reja pagëzohen sipas emrit që iu fillon me të njëjtën shkronjë, spjegon Tanja Dietrich, informon Shtegu.com. „2019-ta është në shenjë të shkronjës Q. Kjo është një shkronjë mjaft e vështirë“, thotë ajo.

Por, në fund, kujdestarët e kafshëve do të vendosin se si do të pagëzohet kafsha. Sipas Dietrich, kriteri i vetëm është shkronja e parë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...