Trafikanti shqiptar lëndon tre policë zviceranë

Date:

15:16:00                  2017-01-07

 

 

 

 

Sipas një komunikate të policisë zvicerane në Gjenevë, të mërkurën e kaluar ëshë arrestuar një trafikant i dyshuar shqiptar i lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ka thyer Ligjin për të huajt.

 

 

 

 

Një patrullë policore ka vërejtur tre toksikomanë në stacionin e autobusëve „Les Esserts“, në Gjenevë. Treshja e kishte takuar trafikantin e vet, i cili pasi ishte hetuar nga një agjent i policisë, kishte marrë arratinë, duke e shtyrë agjentin në kaçuba.

 

 

 

 

Të nesërmen, policia e kishte njohur të arratisurin i cili ka qenë duke qëndruar në stacionin „Balexert“. Trafikanti shqiptar i kishte ofruar dy pako të heroinit një polici civil duke mos e ditur se për çka bëhej fjalë. Policia intervenon për ta arrestuar, por shqiptari u kundërvihet në mënyrë të egër, duke i sulmuar me grushte, shqelma dhe goditje ta tjera, shkruan „20 Minutes“, njofton „Shtegu.com“. Rezultati përfundimtar: Tre policë zviceranë të lënduar në këmbë, fytyrë. bark dhe shpatulla.

 

 

 

 

Trafikanti shqiptar, i cili me vete kishte edhe pesë pako të tjera me lëndë narkotike, i është dorëzuar Prokurorisë. Një qen policor ka gjetur edhe 26,7 gramë të heroinit të fshehur.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...