Për shkak të Ramadanit, BILD shkruan për Gërçecin në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)
14:26:14 2019-05-30
Pasditen e hershme të së hënës, oficerët e policisë kanë lëshuar një urdhërarrest ndaj lojtarit me tre shkrepsa nga Maqedonia e Veriut, Ramadan N. (69). Këtë e ka konfirmuar një zëdhënëse e policisë gjermane.
Sipas kësaj, zyrtarët policorë zbuluan dhe arrestuan mashtruesin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, në ora 13:45 në East Side Gallery në Berlin-Friedrichshain. Kundër verimaqedonasit ishte lëshuar një urdhërarrest për grabitje.
Ramadan N. ia kishte vjedhur të hollat një turisti 25-vjeçar nga Berlini, me disa bashkëpunëtorë. Viktima ishte joshur rreth orës 15 në East Side Gallery dhe i kanë kërkuar që t`i tregonte paratë. Zëdhënësja e policisë: “Paratë, që djaloshi ri i mbante në dorë, ia rrëmbyen (siç do të përcaktohej më vonë) një person 68-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit”.
Kur turisti i ri u përpoq t`i kthejë të hollat, ai u rrethua dhe u sulmua nga grupi. Përveç kësaj, sulmuesit ia kontrolluan edhe xhepat e tij. Ramadan N. i mori përsëri paratë dhe iku. Në fotografi, viktima më vonë e ka njohur mirë kumarxhiun shqiptar në stacionin policor.
Që nga viti 2011, Ramadan N. nga Maqedonia e Veriut vepron me bashkëpunëtorët e tij. Nga policia gjermane tashmë janë regjistruar më shumë se njëqind mashtrime, shkruan „Bild“, përcjell Shtegu.com. Megjithatë, zyrtarët nuk mund t`i shqiptonin më shumë se një kundërvajtje administrative. Provat mashtruese janë të vështira. Pra, mbetet vetëm shkelje të Ligjit për rrugën e Berlinit. Paraprakisht, kur hetohej nga policia, Ramadani gjithnjë ankohej se ka sulm në zemër.
Sipas informatave të Bild, kumarxhiu nga Maqedonia e Veriut, në Berlin është duke jetuar tashmë 40 vite. Ai është me prejardhje nga fshati Gërçec në Maqedoninë e Veriut – sikurse edhe shumë anëtarë të bandës së tij.
Gërçeci (35,000 banorë) është një nga dhjetë qarqet e kryeqytetit Shkup, me një përqindje të lartë të banorëve shqiptarë. Më shumë se 22 për qind e verimaqedonasve jetojnë nën limitin e varfërisë.
Që nga viti 2011, sipas vlerësimeve të policisë gjermane rreth 200 kumarxhi të huaj kanë ardhur në Berlin vendet e BE-së. Supozohet se një lojtar fiton 3000 deri në 5000 euro në muaj. Në fillim të vitit 2018, policia gjermane regjistroi rënie të numrit të krimeve dhe shpërbëu „grupin detektiv kundër kumarxhive“ (EGH).