Digjet tërësisht autobusi nga Maqedonia, nuk ka të lënduar

57 Lexime

13:58:34                   2017-01-29

 

 

 

 

 

 

Në vendkalimin kufitar Walserberg të Salzburgut në Austri, mëngjesin e hershëm të së dielës është djjegur tërësisht një autobus nga Maqedonia. „Të gjithë 51 udhëtarët i kanë shpëtuar rastit“, kanë deklaruar nga Kryqi Kuq i Bayerit. Të lënduar nuk pati, ndërsa autobusi u përfshi tërësisht nga flakët, shkruajnë mediet austriake, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

2

 

 

 

 

Autoritetet austriake e kanë kontroluar autobusin nga Maqedonia, pasi u kishte rënë në sy se diçka nuk ishte në rregull me te. Porsa e kanë hapur hapësirën ku është i vendosur motori, zjarri e ka përfshirë autobusin. Ekipet zjarrfikëse austriake menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes me 30 persona dhe gjashtë vetura, për ta fikur zjarrin e shkaktuar. Autobusi është shkatërruar tërësisht, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. Gjatë kësaj, është dëmtuar edhe një veturë në afërsi.

 

 

3

 

 

 

Udhëtarët, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në destinacionin për Dortmund të Gjermanisë, janë dërguar në një qendër strehimore për refugjatë, me ndihmën e policisë në Freilassing, ku janë në pritje të një autobusi zëvendësues.

 

 

 

4