Diaspora kosovare sjellë me vete edhe vozitës adoleshentë për pushimet verore

118 Lexime

Agron Borovci

 

 

 

09:18:44           2016-06-03

 

 

 

Edhe pse vetëm 16-vjeçar, një adoleshent kosovar nga Zvicra ka vozitur veturë. Në një video shihet se si një i moshuar e qorton ate.

 

 

 

 

Me ardhjen e verës, shtohet edhe numri i përdorimit të veturave. Përderisa zviceranët nëpër autostradat gjermane zhvillojnë gara, adoleshentët e migrantëve i shfrytëzojnë pushimet e tyre nëpër vendlindje që të shfryhen, siç është rasti me një vozitës të ri në Kosovë. Momenti ishte incizuar nga bashkudhëtari i tij, ndrësa u përhapë me shpejtësi marramendëse. Ende nuk dihet se kur është krijuar klipi në fjalë.

 

 

 

Videoja fillon shumë ashpër: „Nuk guxon ta ngasësh veturën në këtë mënyrë“, i drejtohet ashpër i moshuari. „A morre vesh? A je shqiptar?“ Vozitësi i ri vërteton se i ka kuptuar fjalët e të moshuarit: „Në Zvicër është e ndaluar të vozitish në këtë mënyrë, përse këtu vozitë kështu. Tani do ta thërras policinë“. I riu duket se është turpëruar, shikon në dysheme dhe përgjigjet me zë të ulët: „Po, okej. Do të voziti normalisht“.

 

 

 

Por, i moshuari nuk ndalet me kaq, duke investiguar edhe më tej: „Sa vjeçar je „, „16“, përgjigjet djaloshi. „Me 16 vite këtu është e ndaluar të vozitish“, e qorton ai më tej. Përderisa i riu mundohet të arsyetohet se ka vozitur vetëm një relacion të shkurtër, i moshuari edhe më tej vazhdon me këshillat e tij. Më në fund djaloshi përgjigjet: „Okej, nuk ka problem. Do të shkoj në shtëpi“.

 

 

 

Nuk ështe hera e parë që kosovarët nga Zvicra kanë shkaktuar zemërim tek bashkëkombasit e tyre. Në korrik të vitit të kaluar, në një postim të faqes në Facebook „Jeta Osht Interes“ shihet një video me një veturë zvicerane që ka zemëruar të gjithë, duke vozitur me shpejtësi të madhe.

 

 

 

Në gusht të vitit të kaluar, ishte shkaktuar një karambolazh i vërtetë me disa vetura. Shkaktari kryesor ka qenë një veturë BMë me autotarga zvicerane. Edhe online portali „Kallxo.com“, më 4 gusht kishte shkruar se brenda 24 orëve të fundit ishin shkaktuar 16 aksidente, në të cilët ishin përfshirë 14 vetura me autotarga jokosovare, prej të cilave kishin dominuar veturat nga Zvicra.

 

 

 

Sipas policisë kosovare, bëhet fjalë vetëm për disa raste individuale: „Diaspora shqiptare në përgjithësi është e përcaktuar për një arsimim dhe kulturë europiane, por ka disa persona të cilët i kundërshtojnë normat sociale e juridike“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë kosovare Agron Borovci, për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Vozitësit kosovarë nga Zvicra nuk kanë ndonjë trajtim të posaçëm negativ në vendlindje. Borovci më tej pohon: „Problemi kryesor është se diaspora kosovare është shumë e madhe dhe kur ata vijnë për pushime në Kosovë, komunikacioni është më i frekuentuar dhe ka shumë vetura. Natyrisht se kjo ndikon në dinamikën e komunikacionit“.

 

 

 

Në rastin me vozitësin e ri, Borovci ka përfunduar: „Po që se vozitësit janë mbi 14, por nën 18-vjeçarë, prindërit duhet të jenë me ta. Po që se ata nuk janë në gjendje të jenë të pranishëm, duhet angazhuar një punëtor social. Me këtë rast, vozitësi duhet të nënshkruajë një deklaratë. Më pas, një gjykatës do ta shqyrtojë rastin se çfarë dënimi i takon“.

 

 

 

Videon e lartpërmendur mund ta shihni në vegzën e mëposhtme:

 

 

 

http://www.20min.ch/schweiz/news/story/Secondo-gibt-in-Kosovo-Gas—und-bekommt–rger-16396059