Shqiptari i cili ushqen gjithë qytetin gjerman

Date:

10:35:45             2016-06-03

 

 

 

Ilir Seferi vazhdon me sukseset e tij të radhës. Gazeta e përditshme gjermane „Augsburger Allgemeine Zeitung“ njofton se Iliri ka marrë nën përkujdesjen e tij edhe hotelin Auer Hof, me të cilin do ta kultivojë edhe më tej kulturën gastronomike bavareze.

Me pesë lokalet e tyre, vëllezërit shqiptarë Seferi tashmë me vite janë të pranishëm në skenën hotelierike të Augsburgut. Me marrjen e këtij hoteli, Ilir 43-vjeçar dëshiron të kultivojë traditën dhe kulturën gastronomike bavareze. „E ndjej veten si ambasador i Augsburgut“, pohon Iliri i cili 23 vite më parë, me familjen e tij kishte ardhur nga Kosova në Gjermani.

 

 

ilir

 

 

Zyrtarisht, hapja e lokalit do të festohet të shtunën më 11 qershor, nga ora 18.00, me mish në hell dhe natyrisht, muzikë tradicionale. Iliri fletë pesë gjuhë të huaja dhe nuk është ndonjë sfidë e madhe këndimi i himnit të Bavarisë në këtë solemnitet.

Kohë ma parë, „Shtegu.com“ kishte shkruar për arritjet e tij në fushën e gastronomisë (http://shtegu.com/lajme/suksesi-i-vellezerve-seferi-nga-enelares-ne-gastronom-te-njohur/)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...