Sektori i gastronomisë në Zvicër po përjeton momente dramatike. Me rritjen e kufizimeve të vendosura për arsye shëndetësore, të ardhurat u shembën dhe shumë lokale është dashur t`ia vënë dryrin dyerve të tyre, informon Shtegu.com.
Nëse asgjë nuk ndërmerret, sektori mund të humbasë deri në 100,000 vende pune në një periudhë afatshkurtër, paralajmëroi të martën presidenti i Gastrosuisse, Casimir Platzer në një konferencë shtypi.

