Personi që qëlloi gjashtë numrat e saktë në Sëiss Lotto, më 25 prill në një pikë karburantesh në Muri të Bernës, nuk e mori fitimet e tij
Ç’kuptim ka të luash nëse nuk përfiton nga fitorja? Lojtari i Sëiss Lotto i cili i rrethoi gjashtë numrat e saktë të shtunën më 25 prill, nuk e mori fitimin e tij. Dhe çfarë fitimi se: një milion franga, të gatshme! Fituesi kishte 1 gjasë ndaj 6,294,943 mundësive, duke rrethuar 10 – 18 – 19 – 32 – 33 – 39.
Tiketa fituese u pagua pak para orës 17.00 në një pikë karburantesh në Muri (BE). Dhjetë ditë më vonë, më 6 maj, lojtari u kthye në stacionin e karburantit për ta konfirmuar fitoren. Një punonjës më pas i dha atij një faturë për t’ia dërguar Sëisslos në mënyrë që të mund t`i tërhiqte të hollat e fituara, një procedurë e aplikuar për të gjitha fitimet mbi një mijë franga.
Deri në afatin e fundit të 24 tetorit në mesnatë, Sëisslos nuk ka konfirmuar se ndokush ka ardhur për t`i marr të hollat. Kompania bëri thirrje, por pa sukses: ata që u paraqitën nuk ishin të besueshëm: historitë e tyre ishin të pabesueshme, informon Shtegu.com. Tani, milioni do të paguhen për fondet e lotarisë kantonale dhe do të përdoren për të financuar projekte të shërbimeve publike. Nëse nuk ka një ndryshim të situatës me një faturë të dërguar me postë B, marka postare merret si provë.
Sipas zëdhënësit të Sëisslos ëilly Mesmer, cituar nga „Bieler Tagblatt“, nuk është e pazakontë që njerëzit të mos i tërheqin fitimet e tyre. Kështu në vitin 2019, 13.7 milionë franga nuk u tërhoqën, por në shumicën dërrmuese të rasteve këto janë shuma të vogla.

