Der Standard: Frika e trazirave të reja gjatë të hënës në Maqedoni

Date:

Rreth katër mijë ithtarë të opozitës maqedonase, mbrëmjen e së dielës, pas përfundimit të demonstratave masive, kanë vazhduar protestin kundër Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Demonstrantët dëshirojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë në kryeqytetin maqedonas të Shkupit, përderisa Gruevski të mos e paraqesë dorëheqjen e tij.
Gjatë mbrëmjes, protestuesve u janë shpërndarë shtrëêtër dhe batanije, ndërsa është paraparë edhe një mbrëmje muzikore, informojnë mediet maqedonase, transmeton „Der Standart“
Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin enjë qeverie kalimtare, e cila do të parapërgatiste zgjedhje „korrekte dhe demokratike“. Shefi i LSDM-së, Zoran Zaev, në fjalimin e tij të mbajtur gjatë protestës, i ka bërë thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të involvohet drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e krizës. Natën e kaluar, Gruevski e ka refuzuar dorëheqjen eventuale, duke e cilësuar si „një akt frikacak“. Gjatë mbrësmjes së të hënës, ithtarët e partisë së tij në pozitë VMRO-DPMNE kanë paralajëmruar se do të tubohen para ndërtesës së Kuvendit për të mbështetur Qeverinë e tij. Po që se takohen protestuesit pro dhe kundër Qeverisë, mbisundon frika e trazirave.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...