Dënohet blegtori zviceran që theri dy qengja
13:49:10 2017-10-07
Një blegtor zviceran nga Kantoni i Valisit në Zvicër është dënuar me kusht me gjobë në të holla, për shkak të shkeljes së Ligjit për mbrojtjen e kafshëve. Dyshohet se në oboriin e tij, ai ka therë dy qengja.
Dënimi ndaj tij është bërë publik nga Prokuroria e Valisit të mërkurën, nga e përditshmja zvicerane „Walliser Bote“, përcjellë „Shtegu.com“. Megjithatë, ai mohon të ketë kryer një veprim të tillë.
Blegtori zviceran deklaron se më 5 prill të këtij viti, tre personave me besim islam ua kishte shitur dy qengja. Pas kësaj, qengjat janë therë pa dijeninë e tij jashtë oborrit të tij.
Vetëm pas arritjes së policisë, ai kishte vërejtur gjurma gjaku në afërsi. Gjatë therjes së kafshëve, ato janë prerë pa ndonjë anestezi në qafë. „Kjo klasifikohet si mohim i veprës së kryer“, shkruhet në vendimin gjyqësor.
Blegtori është dënuar me një gjobë me kusht prej 30 njësive ditore nga 30 franga zvicerane, në një periudhë prove prej dy vitesh. Përpos kësaj, ai do të duhet të paguajë dënim prej 300 frangash si dhe shpenzimet gjyqësore në një shumë prej 450 frangash. Blegtori e ka akceptuar dënimin.
Edhë gjatë vitit të kaluar, një blegtor tjetër nga Valisi ishte dënuar, pasi në oborrin e tij kishte therë njëmbëdhjetë dele. Po i njëjti blegtor, në vitin 2014 ishte dënuar për rast të ngjashëm.
Në Zvicër, therja e kafshëve është e ndaluar, por mund të importohet mishi nga kafshë të therura.