Rekord i ri botëror i shtazanisë

115 Lexime

12:18:39               2016-08-21

 

 

 

 

 

Një grua e re kineze, e cila që nga muaji shkurt i vitit të kaluar është duke pritur një fëmijë, nuk ka mundur të lindë siç ishte e paraparë më 15 nëntor 2015. Ajo tashmë është duke përjetuar muajin e 18-të të shtatzanisë.

 

 

 

Wang Shi është shtazane tashmë shtatëmbëdhjetë muaj, praktikisht dyfish më shumë se sa është normalja.

 

 

 

Sipas gazetës «Mirror», gruaja e re me vendbanim në rrethinën Hunan, në qendër të Kinës, ka mbetur shtatzanë në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa lindja e fëmijës ishte paraparë më 15 nëntor.

 

 

 

Por, ja që gruaja e re është viktimë e zhvillimit të gabuar të placentës, e vendosur nën mitër.
«Ekspertët kanë nënvizuar se disa nëna kanë lindur pas trembëdhjetë muajsh shtatzanie, por asnjëherë pas muajit të shtatëmbëdhjetë», ka spjeguar bashkëshorti i gruas, për „Mirror“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Pasi askush nuk është duke i besuar, mamaja e ardhshme është e detyruar që të tregojë dokumentet zyrtare mjekësore, të cilat dëshmojnë se ajo është dashur të lindë në nëntor të vitit të kaluar.

 

 

 

Gjithnjë sipas „Mirror“, nëna e ardhshme gjatë shtatzanisë ka shtuar 25 kilogramë, ndrësa fëmija peshon 3,8 kg dhe që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

 

Kinezja, e cila posedon dokumente zyrtare që dëshmojnë se është dashur të lindë në muajin nëntor të vitit të kaluar, do t`i nënshtrohet një operacioni cezarian gjatë muajit të 18-të të shtatzanisë. Pra, me këtë thyhet një rekord i ri botëror.