Dënime të rënda për Olin dhe Tolin
07:02:56 2016-10-14
Në trapezin e cirkut. ata kanë mundur të bëjnë figura të bukura: Bëhet fjalë për „Olin“ dhe „Tolin“, nofkat e plaçkitësve shqiptarë, të cilët janë të vegjël, të shpejtë, të ashpër dhe pas pesë muajve të seancës gjyqësore, ata edhe më tej nuk përtojnë të përqeshin me provokime. Po të ketë qenë ndonjë fotograf në seancën e djeshme gjyqësore, ata me siguri do t`ua tregonin gjuhën, njësoj sikurse edhe në procesin e muajit qershor. Pas 22 ditëve të procesit gjyqësor, për shkak të krimit të organizuar, të enjten Oli 28-vjeçar është dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg, ndërsa Toli 25-vjeçar me tetë vite e gjysmë burg.
Dueti shqiptar është akuzuar për kryerje të 127 plaçkitjeve, me ç `rast kanë përfitur rreth gjysmë milioni euro, ndërsa Gjykata i ka shqyrtuar vetëm 63 raste të tyre. „Ata kanë përfituar shumë të holla, duke dashur t`i ndihmojnë familjet e veta në Shqipëri“, ka deklaruar gjykatësi Janßen, përcjellë „Shtegu.com“. Pas shqyrtimit të gjysmës së rastit, shuma e të hollave të përfituara është rreth 200.000 euro, nga plaçkitja e stolive të arit, të hollave dhe pajisjeve elektonike.
Përkundër gjithë dinakërisë së tyre, shofri i grupit, një shqiptar 22-vjeçar ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2013 në Bonn, ndërsa Oli dhe Toli kishin arritur të arratisen në Finlandë. Por, edhe atje ishin hetuar dhe dënuar me nga katër vite burg, ndërsa në fillim të vitit ishin ekstraduar në Gjermani për të qenë pjesë e procesit të Bonnit.