Dëbohet shtetasi maqedonas pas tridhjetë vitesh qëndrim në Zvicër

43 Lexime

21:34:18                  2017-03-02

 

 

 

 

 

Pas tridhjetë vitesh qëndrim në Zvicër, një shtetas 50-vjeçar maqedonas do të dëbohet nga territori zviceran. Në shumë raste, ai ka shkelur Ligjin për lëndë narkotike.

 

 

 

 

Në vitin 1990, shtetasi maqedonas ishte martuar me një zvicerane, me ç`rast ishte pajsiur me lejeqëndrim të rregullt (Vizë B). Disa muaj më vonë, për shkak të trafikimit me lëndë narkotike, ai u dënua me 18 muaj burg dhe largim nga territori zviceran, shkruan „Basellandschaftliche Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Në vitin 2002, shtetasi maqedonas kthehet sërish në Zvicër dhe pasi paraprakisht ishte ndarë nga bashkëshortja e parë, ai martohet edhe një herë me një zvicerane tjetër. Bashkëshortësia me te është aktuale edhe sot e kësaj dite.

 

 

 

Shtetasi maqedonas posedonte të drejtën e qëndrimit, deri në vitin 2009 kur ishte paraqitur para trupit gjykues në Bazel. Trafikimi me pesë kilogramë heroin kësaj radhe i kishte sjellë pesë vite burg. Pas vuajtjes së dënimit, ndaj tij ishte lëshuar urdhër që të largohet nga territori zviceran. Por, ai kundërshtoi vendimin e autoriteteve përkatëse zvicerane duke e dërguar lëndën në Gjykatën federale zvicerane.

 

 

 

Gjykata e ka sjellë vendimin me të cilin spjegon përse personi në fjalë, përkundër martesës me shtetase zvicerane dhe integrimit të mirë social e ekonomik, ai duhet të largohet nga territori zviceran. „Edhe përkundër këtyre rrethanave, si dhe pensionimit në të ardhme të bashkëshortes, nuk janë në interes publik, që një trafikant i lëndëve narkotike të qëndrojë në Zvicër“, thuhet në vendimin e Gjykatës federale të Lozanës.