Mariusi viziton Kastriotin në Ferizaj pas pesëmbëdhjetë viteve

76 Lexime

21:26:30                    2017-02-28

 

 

 

 

 

 

Mariusi dhe Kastrioti e ndanin një bankë shkollore dhe loznin futboll së bashku, më pas Kastrioti u dëbua nga Gjermania. Plot pesëmbëdhjetë vite nuk ishin dëgjuar më, mes vete. Deri në çastin që Mariusi vendosi ta kërkojë.

 

 

 

 

Zakonisht heshtje, sytë i kishe ngulitur nga tabela, kur mësuesja Andriss spjegonte se si ndahen fjalitë. Apo se si shumëzohet me tabelën e shumëzimit. Shpeshë e vishje një këmishë të kaltër e cila ende më kujtohet, pasi isha i ulur pranë teje. Kur binte zilja e shkollës dhe mësuesja e klasës 3 A të shkollës fillore „St. Michael“ në Oberried na lëshonte në pushim, ti menjëherë vrapoje jashtë. Vrapoje pas topit të kaltër me të cilin rregullisht luanim. Dy ekipe, karrigja e oborrit si portë. Njëherë, një shok i imi më tregoi se ti kishe shënuar një gol të mrekullueshëm në këndin e portës. Më 10 shtator të vitit 2001, kur Moritz dhe Miriam, Gernot dhe unë u kthyem nga pushimet e verës, vendi yt ishte i boshatisur. Ti, Kastriot Bytyqi, u zhduke.

 

 

 

 

Pesëmbëdhjetë vite më vonë, unë hipa në një avion në Berlin. Qëllimi: Prishtina, Kosovë. Në çantë e mbaja një foto të klasës, nga dita e ndarjes sonë. Ti qëndroje në radhën e fundit, në dorë mbaje një lodër ariu. Unë isha i ulur në gjunj, ndërsa lodra ime ishte pinguin. Sapo e lëshoj shiqimin nga dritarja e avionit, e shoh vendin tënd dhe nuk di aq shumë për te. Natyrisht se u bëra kurreshtar se çfarë ndodhi me ty. Çdoherë që bisedoja me shokët e klasës, nuk e lija pa të përmendur. Në ekipin e futbollit i kujtonim gjuajtjet e tua të lira dhe ishim të bindur se do të bëheshe anëtar i SC Freiburgut. Në Gjermani filluan të vinin refugjatët e Sirisë, ndërsa nëpër gazeta lexoja për dëbimet e kosovarëve.

 

 

 

thumb

Foto e para pesëmbëdhjetë viteve: Kastrioti në mes

 

 

 

Kur edhe një ditë ra fjala për ry, vendosa të të kërkoj në Facebook. Një mik më tregoi se si quheshe atje. Nuk kishe miq të përbashkët. Mu deshën disa orë për të dërguar një ftesë të miqësisë. Më në fund të shkrova se me gjithë dëshirë doja të të vizitoja, por nuk mu përgjigje disa ditë. Me siguri se i jeni frikësuar këtij konfrontimi, jeni frikësuar që një jetë e re të depërtojë në një jetë të vjetër.

 

 

 

Me një taksi udhëtova drejt qytetit tënd, Ferizaj. Është një ditë acari pa re, jashtë shihen baraka, garazhe. Vend i bukur por pa gjelbërim. Amerikanët kanë ndihmuar në rindërtimin e vendit. Vozitësi i taksisë më tregon për një qendër sportive: Qendra Bill-Clinton gjendet në afërsi. Po e dëgjoj me vëmendje, por shumë pak po e kuptoj se çfarë është duke më treguar. Fillova të djersitem dhe të frikësohem se vallë nuk do të kemi për të thënë më asgjë për vetveten, tani kur jemi rritur. Si shtetas gjerman nuk besoj që mund të jem miku juaj, sepse e di se çfarë të ka bërë shteti im. Vallë, a mund të të quaj thjesht: Mik?

 

 

 

Gjendem para shtëpisë në Ferizaj, ndërsa ti zbret shkallëve dhe vjen drejt meje. Sa shumë qenke rritur, flokët tani po i mban të shkurtër. Një përqafim yni i përmalluar.

 

 

 

Për shkak të rrethanave të rënda në Kosovë, në verën e vitit 1993 babai i Kastriotit ishte detyruar që të shkojë në Gjermani. Fillimisht vendoset në Lörrach e më pas në Freiburg. Pasi gjendja në Ballkan gjithnjë e më tepër po përkeqësohej, në kohën kur paramilitarët serbë, nën udhëheqjen e Ratko Mlladiçit vranë tetë mijë persona të rinj në Srebrenicë të Bosnjes, babai vendosi që ta marrë edhe familjen me vete, pasikishte frikë se së shpejti edhe Kosova do të jetë viktimë. Familja ndjehej mirë në Gjermani, me gjithë dëshirë do të qëndronin përgjithnjë. Por, nga fillimi i vitit 2001, nga autoritetet gjermane vjen një letër: Familja duhet ta lëshojë territorin gjerman deri më 2 gusht.

 

 

 

 

Po më kujtohet ajo ditë mësimi e shtatoir të vitit 1995, kur klasës iu prezentua Kastrioti. Një emër të tillë asnjëherë nuk e kisha dëgjuar. Fillimisht e pagëzova Kaschtri. Ajo që unë nuk e dija: Kastrioti kishte qarë kur e ëma i kishte thënë se do të dëboheshin. Tani kur u takuam, ai më fton në restorant: „Nuk mund të flasim këtu, eja futemi në restorant“. Gjuha e tij gjermane është e bitë dhe tingëllon ende mirë. „I shikoj programet gjermane“, pohon Kastrioti. „Perfektes Dinner, Voice of Germany, që të mos e harroj gjuhën“. Në të njëjtën kohë, kamarrieri ka sjellë dy sanduiçë. Prej nga t`ia fillojmë pas pesëmbëdhjetë viteve?

 

 

 

 

„Mirë që u bë të takohemi.“ „Mirëserdhe në Kosovë.“ „Si je?“ „Mirë, po ti?“ „Edhe unë jam mirë.“ „Sanduiçët qenkan më të shishëm këtu.“ „Po, ke të drejtë.“ Kastrioti e lëshon shikimin në tokë dhe i vështronë këpucët e mia. „Këpucë të bukura, sa i ke paguar“, thotë ai. „120 Euro.“ „Uh sa shtrenjtë!“ „E tuat?“ „30, por janë të falsifikuara.“

 

 

 

 

Më pas shkojmë në shtëpinë e tij nëpër një rrugë përplot me gropa. Babai i Kastriotit është taksist dhe brenda ditës fiton pesë euro. Periudha më e përshtatshme është gjatë verës kur mërgimtarët e disaporës vijnë nëpër pushime. Përnjëherë, në një udhëkryq vetura ndalet, ndërsa babai i Kastriotit del dhe e riparon menjëherë. Mercdesi i tij është i vjetër rreth 28 vite, ndërsa nuk kanë mundësi të blejnë një të ri. Për këtë, babai i Kastrioitit dëshiron të kthehet në Gjermani, por paraprakisht atij i duhet një vizë pune dhe një vizë udhëtimi. Këtë nuk e kisha ditur, ndërsa pas kësaj sundoi heshtja dhe për një kohë të gjatë askush nuk foli.

 

 

 

Pasi vetura sërish filloi të lëvizë, arritëm në fshatin e Kastriotit ku e ëma e tij na priste para derës së shtëpisë. Ajo e kishte përgatitur drekën dhe filluam të hamë. Më pas babai i tij më parashtroi disa pyetje, nëse kishte diçka të re në Oberried, nëse ende ishin ende ato restorantet e vjetër, në të cilët ai shpresonte se Mariusi do të interesohej për të kërkuar punë për te.

 

 

Një artikull shumë interesant të cilin „Shtegu.com“ do ta sjellë në vazhdime