Ekskluzive: Lenini ka dashur të pajiset me vizë B

59 Lexime

22:42:46                2017-03-02

 

 

 

 

 

Revolucioneri rus, Vlladimir Iliç Lenin, në tetor t vitit 1914 kishte parashtruar kërkesë për vizë B tek autoritetet përkatëse të Bernës në Zvicër. Tashmë dokumneti historik për herë të parë është bërë publik.

 

 

 

 

 

Vlladimir Iliç Uljanov Lenin dhe bashkëshortja e tij Nadezhda Krupskaja, nga muaji shtator 1914 e deri në shkurt të vitit 1916 kanë jetuar në adresa të ndryshme në lagjen Langasse të Bernës, siç janë: Falkenweg 9, Donnerbühlweg 33, Distelweg 11, Blumensteinstrasse 17 dhe Seidenweg 8. Kur revolucioneri rus, i cili në ditët e sotme është ndër më të personalitetet më të rëndësishme të historisë botërore, vendosi që përfundimisht të jetojë në Zvicër, ai si gjithë të tjerët është dashur të parashtrojë kërkesë për lejeqëndrim të rregullt.

 

 

 

 

Kërkesa e tij tashmë është bërë publike, pasi një ndalesë e autoriteteve zvicerane e vitit 1970 për publikimin e akteve të Leninit është hequr.

 

 

 

 

Me këtë, Biblioteka kombëtare zvicerane, në ekspozitën e saj do të mund të paraqesë gjatë verës dy dokumente të rëndësishme, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Bëhet fjalë për përgjigjen e Policisë zvicerane për të huaj që ia kishte kthyer Leninit, e datës 19 tetot 1914, si dhe kërkesa e nënshkruar personalisht nga Lenini për tu pajisur me lejeqëndrim të rregullt, e datës 17 janar 1916.

 

 

 

 

Ekspozita e Bibliotekës komëbtare do të hapet nga 26 qershori e deri më 26 gusht të këtij viti. Ajo do të fokusohet me aktivitetin e Leninit në Bernë, i cili në bibliotekë kishte lexuar rreth 60 libra.