Çun Lajçi: Eh more Isa Mustafa, U sherove me paret e Kosovës n’Gjermani, dhe u ktheve me shtagë, e me shtagë i rrehe sonte mija votues!

Date:

19.03.2020

Postimi i tij ne Facebook:

Të Albini si të Rrahmani Isë

As n’qeverinë e Rrahman Morinës nuk mendove për Kosovën, sepse s’u dinstancove, mbete lojal i Rrahmanit deri sa vdiq!Ke harrua?
Jo, s’harrojmë ne, t’cilve na thoshe se suprimimi i Autonomisë, s’asht e keqe?Ke harrua?

Edhe sot veprove njejt, i mbete lojal Agimit që ia mban strajcën Hashimit dhe u distancove nga të smurit me Koronavirus!
Nga populli u distancove, për nji ministër që e nënçmoi policinë e vet, tue kërkua që ushtria të dal nga kazermat!

Hej Kur ti po kërkoje gjendje t’jashtzakonshme, e prishe kualicionin, i le të smurit t’vdesin në infektive!A thua se do ta falin kur t’sherohen ?
Por s’ke faj ti! Kam faj unë që mbeta idhtar i LDK-së, i viteve t’arta 90-98 dhe i t’shejtit Rugova.Kanë faj mija votues që ta besuen votën!

Eh more Isa Mustafa. U sherove me paret e Kosovës n’Gjermani, dhe u ktheve me shtagë, e me shtagë i rrehe sonte mija votues!Kurrë s’kan me ta harrua!Po m’dhimset Vjosa e Lumniri, se ty t’asht regjë lëkura me hajni e mafi që nga fondi i 3% -tshit dhe nuk çkapësh nga Prontomafia jo!
Ku merzitësh ti sa do t’vdesim nesër ?Sa muaj do t’zgjas dhimbja?
Sa javë do t’kemi pare për bukë? Ti i ke hambaret e Terminaleve e nuk mërzitësh. E ke Hashimin, bankën! Por, e mira asht se t’gjithë vdesim! Po t’gjithë! Zoti e shpetoftë Kosovën prej smundjës, e Ty e Hashimit mos iu çelt sabahi!

Prishtinë, 19.03.2020

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...