Çmimi Nobël për Handke është cinizmi më i madh kundrejt historisë më të re shqiptare

Date:

Reagim i ITSHKSH–Shkup

Këto ditë, kur u bë publik lajmi se fitues i sivjetëm i çmimit Nobël për letërsi është austriaku Peter Handke, një njeri i njohur si mbështetës i politikave fashiste të Sllobodan Millosheviqit kundrejt shqiptarëve, ky është njëherazi edhe lajmi më i keq për degradimin e institucionit më të lartë botëror për ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobël.

Duke ndërmendur thënien e Pasternakut se “shkrimtari është edhe njeri i mirë”, është e papranueshme të shpallet shkrimtar i vitit dikush që mburret me Millosheviqin edhe sot, kur gjithë bota e qytetëruar e konsideron “fashist” agresionin e tij kundrejt shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Për ta pasur të qartë se si e përjetojnë shqiptarët këtë vendim, mund të themi se ai është i njëjtë sikur një shkrimtar që e kishte mbështetur nazizmin e Hitlerit, pas Luftës së Dytë Botërore, të marrë çmimin Nobël për letërsi!

Nisur nga kjo, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup pret që drejtuesit e institucionit për ndarjen e çmimit Nobël për letërsi, ta rishqyrtojnë vendimin e tyre, dhe t’u kërkojnë falje shqiptarëve dhe boshnjakëve për këtë vendim skandaloz. Dhe, nëse vërtet duan ta korrigjojnë lëshimin, mund ta zgjedhin Ismail Kadarenë për këtë çmim, që është edhe shkrimtar i mirë, edhe njeri i mirë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...