Xhamitë në Zvicër do të distancohen me logo nga terrori ?!

201 Lexime

Një dorë me ngjyrë të kuqe në një sfond të bardhë: Me logon „Jo në emrin tim“, shoqata „Fair Winti“ dëshiron t`i kundërvehet terrorizmit. Por, logon nuk e kanë mirëpritur të gjithë me dëshirë. Pas sulmeve në Paris, fjalia „Not in my name“ u përhapë shumë shpejt nëpër rrjete sociale në tërë botën. Me këtë, myslimanët distancohen nga terrori në emër të Islamit.

 

 

Shoqata e grupit vullnetar punues, e rrethinës së Winterthurit (Fair Winti) në Zvicër, kësaj fjalie ia ka bashkëngjitur një logo. Me këtë simbol në derë, tashmë tri xhami dëshirojnë të distancohen nga terrori, shkruan „Landbote“. Njëra nga to është edhe xhamia An’Nur në Hegi. Sipas informatave të medieve, shumica e të rinjve që kanë vizituar këtë xhami janë radikalizuar, duke iu bashkëngjitur radhëve të ISIS-it.

 

 

Sipas themeluesit të Fair-Winti, politikanit të ri shqiptar Blerim Bunjaku, e Reto Froelicher, logoja ka parë dritën që nga e premtja e kaluar, ndërsa ka për qëllim që ajo të kuptohet drejtë: „Me të do të vendoset një shenjë. Njerëzit duhet ta dinë se në këto vende nuk do të tolerohen terrori dhe radikalizmi. Dhe gjithçka që është duke ndodhur në botë, nuk bëhet në emër të tyre“, ka deklaruar Bunjaku për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Lidhur me nevojë eventuale të xhamive për një distancim të tillë, ai përgjigjet: „Myslimanët janë në një dilemë: Fillimisht ata nuk duhet të distancohen, por në këtë rast, Islami do të keqpërdorej për terror, dhimbje e vuajtje. Mu për këtë është i nevojshëm distancimi“.

Por, logoja nuk ka hasur në mirëpritje tek të gjithë: „Logoja është e mirë, por me një ide margjinale“, pohon eksperti i ekstremizmit, Samuel Althof. „Distancimi i bashkësisë islame është një vetdiskriminim. Myslimanët në Zvicër nuk kanë nevojë të distancohen nga asgjë“. Sipas tij, myslimanët dhe zviceranët duhet të krijojnë një aleancë dhe strategji kundër dhunës dhe ekstremizmit.

 

 

Edhe kryetarja e Forumit për një Islam progresiv, Saida Keller-Messahli e ndanë mendimin e ngjashëm me Althofin: „Mendoj se logoja është e përpiluar mirë por me mungesë të njohurive politke dhe shumë e ndjeshme“. Emri i saj të përkujton në „Zërin hebrait për paqë“ në SHBA dhe dorën e kuqe të Organizatës franceze terroriste „La Main Rouge“.