Çmenduria ka një emër: Liverpool, Shaqiri dhe Kloop

66 Lexime

23:33:12                  2019-05-07

 

 

Çfarë loje e çmendur. Liverpool ka arritur të bëjë mrekulli të futbollit kundër FC Barcelona dhe kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve. Pas 0-3 të ndeshjes së parë, askush nuk kishte besuar në ekipin e Jürgen Klopp.

Kjo lojë do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit. FC Liverpool arrin të bëjë mrekulli, duke fituar 4-0 ndaj Barcelonës dhe duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve pas një ndeshjeje për infarkt. Ekipi i Jurgen Klopp arrin të bëjë kthesën e pamundur, pavarësisht disfatës prej 0:3 nga ndeshja e parë gjysmëfinale, nga favoriri i madh Lionel Messi me shokët. Çfarë loje të çmendur shikuam në Liverpool.

„Nëse arrijmë të kualifikohemi, do të ishte një mrekulli. Nëse jo, bile të ndahemi sa më mirë të jetë e mundur“, deklaroi Klopp para ndeshjes. Që nga fillimi, ai e urdhëroi ekipin që të sulmojë. Liverpool e filloi ndeshjen me një disavantazh prej tre golash, shkruan Shtegu.com. Të kuqtë e filluan sulmi herët dhe Barcelona mezi merrte frymë. Me sukses: Jordan Henderson e mori një top nga Sadio Mane në zonën e rreptësisë dhe gjuajti, portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen e mbrojti, mirëpo topi u refuzua tek këmbët e Divock Origi që shënoi për 1: 0 në golin e zbrazët (minuta 6).

Ishte një fillim i mbarë për Liverpool. Edhe pas pushimit, „Reds“ filluan të sulmojnë ashpër dhe iu dashtën vetëm 122 sekonda të çmendura për rezultatin 3:0. Ishte Georgino Wijnaldum që shënoi golin e dytë, ndërsa asistin e Xherdan Shaqirit, ai sërish u përkujdes ta shndërrojë në gol.

Për vetëm 56 minuta, skuadra angleze kishte barazuar diferencën në dukje të pashpresë nga ndeshja e parë. Dhe kjo pa dy sulmuesit e saj të lënduar, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Në minutën e 79, Anfield shpërtheu në trans, duke i falënderuar Alexander Arnold. 20-vjeçari luajti ndoshta hapin më të zgjuar të vitit. Në të vërtetë, ai donte t`ia linte topin një bashkëlojtari. Por, pastaj e pa që ekipi i Barcelonës nuk ishte i përqendruar sa duhet dhe krosoi në zonën e tij të penalltisë. Ter Stegen bile as që ka qenë duke shikuar në topin.Atje u gjend Origi i cili topin e dërgoi në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4:0 .