Serialet allaturka

Date:

Reshat Kamberi

Në romanin 1001 net, të gjithë e dimë se si kanë përfunduar vajzat shoqëruese të mbretit, pas një nate qëndrimi në pallatin mbretëror. Kjo zgjati deri sa në pallat vjen një vajzë me emrin Sheherzada, e cila përveç bukurisë, ishte e zgjuar dhe me synim për të mbijetuar.
Për çdo natë Sheherzada i rrëfente mbretit një përrallë, të cilën asnjëherë se përfundonte, për ta vazhduar natën vijuese, duke e shtyrë kështu ekzekutimin e saj. Meqë kam bindjen se këtë rrëfim e dimë shumica, dua të ndalem te serialet e ditëve tona, qofshin turke, latinoamerikane apo nga produksione tjera.
Cili është roli i tyre në shoqërine tonë? Dhe ç`lidhje mund të kenë me 1001 netët e Sheherzadës?
Shumica e atyre që përcjellin serialet apropo 1001 netëve janë në cilësinë e mbretit, ndonëse hallin se kanë as për rrogtarë, por për çdo natë ulen para televizorit, kinse për të konsumuar kultur demek. Për të qenë krahasimi i qëlluar dhe për tu dukur si mbret, pije adekuate del se është çaji i rusit, i perzier me patriotizem skenderbejan, pak limon turku, dhe leblebi Persije, Shikuesit në fillim grinden për pozitat që duhet zënë dhe për atë se si do jetë rrjedha e epizodit, qetësi absolute dhe ia fillon seriali, rrëfim i gatuar mirë për të mbajtur situatën e tensionuar për të ardhur deri te fundi kur është më interesant dhe kur pritet ndonjë zgjidhje dhe mu atëherë përfundon, tensioni i shikuesve shpërthen në të shara, kush pret deri nesër, a thua si do mbarojë, çka do të ndodhë me personazhet e preferuara, duke sfiduar kështu dëshirën e shikuesve ta presë me padurim vazhdimin e serialit. Me tru të ngarkuar me problem të personazheve, shikuesit i harrojnë problemet jetike për të cilat vështirë mund të gjejnë zgjidhje, kurse problemet e personazheve për të cilët kot merakosen, i zgjidhë skenaristi me lehtësi.
Mbase e tërë kjo ka edhe dobinë e vet, një pjesë e atyre që nuk lexojnë kanë rast dhe u jepet mundësia të lexojnë tekste të përkthyera me një tetovarçe ose dibrançe të plogësht varësisht nga vjen përkthyesi i serialit. Pervec kësaj kemi edhe „dobi“ tjera, mësojmë si thurren intrigat familjare dhe ndërshoqërore, të cilat nuk i lëm pa i vënë në praktikë duke prishë edhe ato pak raporte të mira që na kanë ngelë.

 

Lënien e edukimit të gjeneratave në mëshirën e serialeve, që e bëjmë me apo pa vetëdije, do ta paguajmë me jetë, kundruall Sheherzadës, e cija shpëtoj jetën e vet dhe të vajzave pas saj me përrallat e saja.
.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...