Çifti shqiptar përkujdeset për gështenja të shijshme për banorët e Lucernit

Date:

 

Prej të mërkurës, edhe zyrtarisht ka filluar sezoni i shitjes së gështenjave në Zvicër. Me një postim në Facebook, këtë e ka bërë të ditur çifti shqiptar nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, Gëzim dhe Dashurije Ismaili, me vendbanim në Lucern.

Nuk ka përshkrim gëzimi i tyre për fillimin e këtij sezoni, ndërsa konsumatorët e shumtë i kanë uruar fillim të mbarë gjatë këtij sezoni.

Është një sezon i veçantë për familjen Ismaili, pasi për Gëzimin ky vit është jubilar për të, i tridhjeti me radhë në këtë sferë të furnizimit të konsumatorëve me gështenja kualitative.

Qëllimi prioritar i çiftit shqiptar është që konsumatorët e tyre të ndahen sa më të kënaqur me kualitetin e gështenjave të tyre. “Ne pjekim gështenja të mira, gjë të cilën na e dëshmojnë konsumatorët tanë”, thotë Dashurije Ismaili, e cila tashmë tetë vite i është bashkuar Gëzimit në këtë sferë. Bashkëshorti i saj, Gëzim Ismaili gjithashtu thotë: “Shitja e gështenjave është një biznes tradicional. Jemi të lumtur që deri më tani me sukses po e menaxhojmë këtë profesion, Të gjithë konsumatorët janë të kënaqur dhe punën tonë e çmojnë lartë», ka pohuar Gëzimi për Shtegu.com.

Mëtutje, ai ka shtuar: «Është një profesion argëtues dhe shumë interesant, pasi mund të takohesh me shumë personalitete, siç janë mjekët e famshëm shqiptarë në Zvicër, Dr. med. Semun Abdili dhe PD Dr. med. Florim Cuculi, si dhe udhëheqësi i emisionit `Fol shqip`, moderatori Altin Marku, e shumë e shumë personalitete të tjerë të jetës shoqërore në Zvicër». Bile, ka edhe miq që nuk përtojnë të bëjnë ndonjë foto, ku në prapaskenë duket standi i familjes Ismaili.

Shumica e konsumatorëve në Lucern, çiftin shqiptar e njohin me emër e mbiemër, kurse për turistët e shumtë në këtë qytet të bukur, standi i gështenjave paraqet një atraksion të vërtetë dhe gjatë ditës e fotografojnë dhjetëra herë.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...