Çifti bashkëshortor nga Berna humbi jetën në sulmet në Sri Lankë
17:13:36 2019-04-22
Çifti bashkëshortor nga Zvicra, Aneesh T. dhe bashkëshortja e tij Deepika T. po kalonin pushimet në Sri Lanka, kur një bombë papritmas ata i ndau nga jeta e tyre. Familja ka jetuar në Bernë për vite të tëra dhe ka menaxhuar me një qoshk.
Të paktën 290 persona vdiqën në sulmet terroriste në Sri Lanka. Siç raportojnë mediat e Sri Lankës edhe një çift nga Berna humbi jetën. Bëhet fjalë për Aneesh T. dhe bashkëshorten e tij Deepika T., që po menaxhoninnjë qoshk në lagjen Lorraine të Bernës, shkruan „20 Minuten“, informon Shtegu.com.
Si pronar i objektit, qiradhënësi Hans-Peter Gauch, për „Blick“ ka deklaruar: Që të dy ishin në Colombo për pushime. Me ta ishin gjithashtu edhe dy djemtë e tyre Gurpal (18) dhe Rajesh (24). 24-vjeçari mbeti i palënduar. Gurpali, nga ana tjetër, duhej t’i nënshtrohej një operacioni në spital. Adoleshenti tani është jashtë rrezikut për jetë. Vajza 27-vjeçare Manisha nuk kishte udhëtuar.
Të afërmit në Zvicër janë në kontakt me dy të mbijetuarit. Familja tani nuk ndjeeht mirë, sipas Aneesh dhe Deepika T.
Hans-Peter Gauch ende nuk mund ta besojë mesazhin tronditës. „Ata ishin njerëz aq të mirë, sa më pëlqenin shumë“, thotë ai. Për dhjetë vite me radhë ua kishte dhënë me qira qoshkun. „Ata kishin dyqanin të hapur çdo ditë nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Burri zëvendësohej me ndërrime me gruan. Këta ishin qiramarrës të klasit të parë! Nuk ka pasur kurrë ankesa“, përkujton Gauch. Familja T. kishte qenë gjithmonë e zellshme, e përpiktë dhe e besueshme. „Disa zviceranë mund të marrin shembull nga ta“.
Pak para largimit të tyre, Gauch ua kishte ulur qiranë për qoshkun. Aneesh T. e kishte lutur. „I thashë atij,` Ti ke një karakter kaq të mirë, e bëj me gjithë dëshirë për ty`“, thotë qiradhënësi. Ata është dashur të kthehen të hënën dhe të martën ta hapin qoshkun.
Edhe redaktori i „Blick“ nga Berna, Jean-Claude Galli e ka njohur mirë çiftin. Ai ishte një klient i rregullt i qoshkut për vite me radhë. „Për mua ishte si qoshk i fshatit. Në këtë qoshk mund të gjenit të gjitha llojet. Veçanërisht ushqimi i shtëpisë ishte i shkëlqyeshëm. Çifti ishte gjithmonë atje, asnjëherë në pushime. Sapo tani shkuan dhe ndodhë diçka tragjike. Aneesh dhe gruaja e tij Deepika ishin miq të vërtetë“.
Ministria e Punëve të Jashtme zvicerane i ka shprehur ngushëllime familjes që jeton në Zvicër dhe po qëndron në kontakt me të afërmit.