Edhe gazetat zvicerane shkruajnë për lapsusin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Date:

16:46:47                 2019-04-22

 

 

Pas Boris Johnson dhe Elton John, la qenë radhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, që të bie pre e duetit komedian rus Vovan dhe Lexus.
Natën e së shtunës, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale ukrainase, Ramush Haradinaj kryeatrin ukrainas si dhe „kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov“, me një „fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt integrimit euroatllantik“. Ai e uroi njëfarë „Vovan Lexusov“ i panjohur në klasën politike të Ukrainës, pasi ishte shpikje e një emri të komedienëve rusë „Vovan“ dhe „Lexus“, të cilët përdorin thirrje të tilla telefonike, spjegoi një prej tyre të dielën.

Cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, Vladimir Kuznetsov, alias „Vovan“, ai tha se me duetin që e formoi me Alexei Stolyarov ( „Lexus“), nga muaji janar ka pasur tre biseda me kryeminstrin“, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.

„Ai duket se nuk ka pasur asnjë dyshim se është duke biseduar me presidentin e Ukrainës“ dhe „ne elutëm që ai të jep përkrahjen e tij në Twitter për presidentin Poroshenko“, vazhdoi komediani. Çfarë bëri ai:

„Është e çuditshme që Haradinaj nuk u informua personalisht për Vovan Lexusov dhe tweetin e hoqi vetëm pasi nga mediat e huaja mësoi se ishte mastruar“, tha ai.

E pyetur nga Agjencia AFP, zyra e Ramush Haradinajt ka thënë se „së shpejti“ do të dak me një reagim.

„Vovan“ paralajmëroi se regjistrimet e mashtrimeve të telefonave do të transmetoheshin pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Ukrainë, gjatë të cilave fitoi komedianit Volodimir Zelensky.

Nuk është hera e oarë që „Vovan“ dhe „Lexus“ kanë mashtruar personalitete. Ata kanë mashtruar edhe Elton John, ish ministrin e jashtëm britanik Boris Johnson dhe presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenkos, përcjell Shtegu.com. Caqet e tyre të preferuara janë në përgjithësi kundërshtarë të Kremlinit, të huaj apo rus.

Në vitin 2016, „Vovan“ spjegoi se dëshironte të „tregonte fytyrën e vërtetë të disa partnerëve të Rusisë, hipokrizinë e tyre“. „Ne bëjmë vetëm gjëra që janë në interes të vendit tonë“, ka thënë Lexus.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...