Futbollisti shqiptar Kemal Ademi e mposhtë kampionin aktual zviceran

161 Lexime

21:36:35             2019-04-22

 

Tingëllon si e pabesueshme, por ekipi Xamax nga Neuchateli ka shënuar fitore të rëndësishme për mbijetesë në Kampionatin zviceran të futbollit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Më i merituari për këtë sukses, është futbollisti shqiptar Kemal Ademi, i cili në lojë u fut vetëm në minutën 70`.

Xhokerit Kemal Ademit, iu dashtën vetëm tre minuta për të shënuar golin e fitores, që Xamaxit i siguruan tre pikë shumë të rëndësishme në luftë për ekzistencë në Superligën zvicerane.

Por, aspak nuk i kishte shkuar ndërmend se gjatë festimit të shënimit të golit, ai e hoqi fanellën dhe me këtë rast u ndëshkua me kartonin e katër të verdhë në këtë sezon, që do të thotë se në ndeshjen e radhës kundër GC, nuk do të ketë të drejtë loje.