Çfarë nuk shkoi me FaceTime?

Date:

 
The logo of FaceTime (C) is pictured on an Iphone screen in Berlin on January 29, 2019. – A newly discovered FaceTime bug lets people hear and even see those they are reaching out to on iPhones using the video calling software, sparking privacy fears. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

Apple ka nisur punën për të gjetur një zgjidhje për problemin e FaceTime ku përdoruesit mund të përgjoheshin pa dijeninë e tyre.

 

Këshilla jonë më e mirë do të ishte ta çaktivizonit plotësisht aplikacionin por çfarë nuk shkoi me FaceTime?

Në fakt problemi u zbulua nga një video e cila u bë virale në internet. Më pas u mor dhe u bë lajm nga uebsajte të shumta.

E thënë thjeshtë ekziston një mënyrë për të dëgjuar dikë tjetër në FaceTime edhe pse nuk i është përgjigjur thirrjes suaj.

Ju mund të telefononi dikë dhe përpara se ata të përgjigjen të telefononi vetveten gjithashtu. Kur ju përgjigjeni, automatikisht aktivizohet funksioni i thirrjeve në grup për FaceTime.
Si rezultat ju do të dëgjoni personin që realisht keni telefonuar edhe nëse ata nuk janë përgjigjur. Më e keqja, personin në anën tjetër nuk e di se po e dëgjoni.

Por nuk ka mbaruar e gjitha sepse thirrja nuk është vetëm audio. Mesa duket ekziston një mënyrë për të aksesuar kamerën e dikujt tjetër gjithashtu dhe ti shikoni pa dijeninë e tyre. Në disa raste mund të realizohet duke shtypur një buton marrësi, e në raste të tjera mjaftojnë vetëm komandat e thirrësit.

Funksioni i thirrjeve në grup u prezantua në Tetor të 2018-ës pas disa shtyrjeve të vazhdueshme me iOS 12.1. Edhe pse problemi u zbulua vetëm ditët e fundit, ekziston mundësia që të jetë përdorur prej muajsh.

Apple po punon për të gjetur zgjidhje
Apple ka konfirmuar se po punon për një zgjidhje. Sipas faqes së statusit të sistemit të Apple, kompania ka çaktivizuar funksionin e thirrjeve në grup e cila duhet të parandalojë shfrytëzimin e problemit të sigurisë.

Megjithatë një zgjidhje e përhershme pritet me një përditësim sigurie. Apple duhet ta adresojë dhe shpejt madje. Edhe pse ka pasur kërkesa të shumta për të sjellë FaceTime në Android, me ngjarjen e fundit shumë pak do të donin. /ina-online.net/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...