Në momentin dhe vendin e gabuar: Pema e rrëzuar mbyt një zvicerane, lëndon rëndë një tjetër

52 Lexime

08:53:04                 2019-05-14

 

 

Një dru që është rrëzuar nga një shpat i ashpër në një rrugë në Wallenried FR të Zvicrës, ka rënë mbi një veturë Nissan Micra, që në atë moment po kalonte andej. Bashkudhëtarja e veturës ka vdekur në vendngjarjekalonte, ndërsa vozitësja ka pësuar plagë të rënda.

Një pemë e lëkundur nga era, të hënën pasdite në Wallenried FR, ka rënë mbi një veturë në lëvizje dhe ka lënë të vdekur bashkudhëtaren (67). Vozitësja (70) është lënduar rëndë dhe është transportuar në spital.

Fakteqësia ndodhi rreth orës 13.30 në rrugën në mes të Courtepin dhe Murten, ka njoftuar Policia Kantonale e Fribourgut, transmeton Shtegu.com. Sipas hetimeve të para, një pemë ishte rrëzuar nga një pyll në Komunën Wallenried, duke goditur xhamin e veturës së vogël.

Për arsye të sigurisë, pjesa e prekur e rrugës është bllokuar për të gjithë trafikun deri në një kohë të pacaktuar.