Çdo ditë po shtohet numri i amerikanëve antiamerikanë

181 Lexime

07.04.2020

nga:

Nezir H. Kraki

Çdo ditë po shtohet numri i amerikanëve antiamerikanë. I atyre amerikanëve që publikisht thonë se administrata Trump është gabim me qasjen e saj grenellizuse ndaj Kosovës.

Dhe a e dini kush janë këta amerikanë? As më shumë e as më pak se diplomatë të lartë me pervoja shumë vjeçare në Ballkan, senatorë e kongresmenë që e njohin më së miri Kosovën dhe çeshtjen e saj. Janë nga ata që duan Amerika te behet perseri Amerikë, me politikë te jashtme qe mbeshtet aleatët, jo që i tradhëton.

Nejse…çka dinë keta amerikanë per Amerikën?
Kosovës Ameriken ia sqarojnë Berati, Agimi, Skenderi e Abdullahu, si veteranë të Luftës në Vietnam dhe te shkolluar në Stanford, Harvard, Yale e Princeton.

Jam ndër të parët që kam shkru e thënë publikisht se Grenelli nuk është Amerika dhe se Donaldi është çoroditës i kontesteve politike në botë, jo zgjidhës i tyre.

Edhe mua më shpallen antiamerikan 😂
sidomos disa ldk’istë te cilet jane te bindur se Bill Clinton është ende president i Amerikes.
Vakia Zotit!

Prandaj përsëris:
Politika e jashtme amerikane keto 3 vite ka qenë veç injorancë, korrupsion, presion, biznes dhe dyshime per tradheti ndaj vet Amerikes.
Grenell është perfaqesuesi më i mirë i kesaj politike dhe si i tille ai NUK LODHET për hallin e Kosovës por per hallin e tij personal dhe të shefit të tij.

Kosova NUK DUHET as të bisedojë me Serbinë nën presionin e këtij diplomati i cili veç diplomat nuk është, e lëre më të nënshkruaj marrëveshje « historike » për qefin e Hashim pazarit.