Çartet maqedonasi, 42 muaj burgim
Ngjarja kishte ndodhur në një autobus zviceran gjatë të dielës së 31 gushtit të vitit të kaluar: Një grup të rinjsh kishin hipur atë natë në autobusin në fjalë, në mesin e tyre edhe shtetasi maqedonas nga Dietikoni, aktualisht 25-vjeçar.
Ai jo vetëm që ishte i dehur, por ka qenë edhe nën ndikim të drogës. hmë është konstatuar se gjatë kësaj, ai ka ngacmuar emocionalisht disa femra në autobus, gjithashtu duke i ofenduar me fjalën „prostituta“.
Pas shtetasit maqedonas ka qenë i ulur një pasagjer i vendosur, i cili me këtë rast tregoi maturi duke kërkuar nga sulmuesi që të ndërpriste me ofendimet. Sipas akuzës, maqedonasi menjëherë iu është kthyer pasagjerit, duke e quajtur „të marrë dhe të ri“. Kur nga i njëjti mori përgjigje se ai është më i marrë dhe më i vjetër, maqedonasi kishte humbur durimin, duke e goditur kundërshtarin me një shishe të birrës në kokë, nga e cila ai pëson lëndime të rënda.
Gjithnjë sipas akuzës, shoqëruesit e sulmuesit kishin dashur ta qetësojnë maqedonasin dhe ta pengojnë në sulmin e mëtutjeshëm, por pa sukses, pasi ai kishte vazhduar ta godasë zviceranin me shishen e thyer duke i shkaktuar të prera në fytyrë dhe duke e goditur me grushte. Me këtë rast, ai e kishte thyer edhe xhamin e autobusit. Pasi ndalon automjeti, ai arratiset nga vendi i ngjarjes, por disa ditë më vonë arrestohet nga policia duke kaluar 34 ditë në paraburgim.
Të mërkurën e kaluar ai ka dalë para trupit gjykues të Gjykatës së qarkut në Cyrih, jo vetëm për shkak të veprës penale „shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe shkaktimit të dëmit material“, por edhe për veprën penale „ushtrim i detyrës së rreme“. Vetëm një javë para sulmit, ai ishte shndërruar në konduktor të trenit duke i kërkuar biletën një pasagjeri, në mënyrë që të përfitojë nga gjoba eventuale e tij. Por, pasagjeri kishte refuzuar ta paguajë dënimin.
Prokurori përkatës kishte kërkuar një dënim me burg prej pesë vite e gjysmë, ndërsa mbrojtësi i tij vetëm 20 mua. Më në fund, gjykata e përgjysmoi dënimin, duke i shqiptuar dënim prej 42 muajsh burg. Përpos kësaj, shteasi maqedonas i lindur në Zvicër, rrezikon të dëbohet nga Zvicra për shkak të veprave të rrezikshme, ndërsa viktimës do të duhet t`i paguajë një dëmshpërblim prej rreth 7.000 frangash zvicerane, shkruan në artikullin e saj „20 Minuten“. /Shtegu.com/