Myslimanët nxitojnë të zënë trenin për Bajram, policia gjermane frikësohet nga ndonjë sulm i mundshëm
20:10:13 2019-06-05
Skena të pakëndshme janë shkaktuar në stacionin kryesor të Kölnit në Gjermani: Për shkak se disa myslimanë po vraponin për ta kapur trenin, zyrtarët policorë i humbën nervat e tyre.
Edhe nëse nervozizmi i zyrtarëve policorë të Kölnit, për shkak të incidenteve të fundit siç ndodhi në prag të Vitit të Ri 2015 ose sulmi me zjarrvënie me marrjen peng të një siriani në vitin 2018 është i madh, tani veprimet e policisë janë kritkuar ashpër të martën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.
Me sa duket, disa myslimanë të moshës 18 deri në 28 vjeçare, kanë dashur ta kapin trenin në stacionin kryesor. Në këtë mënyrë ata kanë filluar të vrapojnë për të mos u vonuar. Por, dëshmitarët e kanë alarmuar situatën: „Disa burra me rroba të gjata“ kanë bërtitur `Allahu Akbar`në hapësirat e ndërtesës dhe më pas `kanë vrapuar shumë shpejt nëpër ndërtesën e stacionit`.
Ekipi i emergjencës u dërgua „menjëherë“, i cili e rrethoi zonën dhe kontrolloi stacionin për të dyshuar të tjerë. Në të vërtetë, ata hasën në dhjetë persona të rinj sipas përshkrimit. Ata u dërguan në zyrë, u kontrolluan dhe u intervistuan.
Megjithatë, në asnjë nga dhjetë rastet nuk u ngrit ndonjë akuzë penale. Vetëm tek një person është gjetur një thikë dhe ai është denoncuar.
Natyrisht, kritika e mobilizimit është e madhe – përgjegjësia e profilizimit racor është në shqyrtim. Policia dyshohet se ka vepruar në bazë të stereotipeve dhe shenjave të jashtme të origjinës dhe religjionit.
Sipas njoftimeve të medive gjermane, personat kanë qenë të veshur me rrobe festive tradicionale, sepse paraprakisht kishin festuar përfundimin e Ramazanit (me Festën e Bajramit). Ata kishin vrapuar sepse ishin duke nxituar. Për momentin, mbetet e paqartë mëse kanë bëritur „Allahu-Akbar“.
Në mediat sociale, zyrtarët policorë janë kritikuar ashpër. Gjithnjë po bëhet fjalë për paranojë.