Bujku zviceran jep falas njëzet tonelata hudhër

72 Lexime

Për të shmangur mbeturinat e ushqimit, një fermer nga Thurgau në Zvicër, është duke i dhënë falas njëzet tonelata hudhër

Prodhuesi i hudhrave, Beat Stump (40) qëndron ulur pranë tonelatave hudhër nga të korrat para sezonit. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, hudhra nuk duket më e shkëlqyeshme dhe ka marr ngjyrë vjollce, kjo është arsyeja pse ajo i përket klasës së dytë. „Konsumatori dëshiron hudhër të bardhë dhe përpunuesit mbështeten në importet nga Kina, kështu që vendosa ta heq hudhrën“, thotë Stump për „20 Minuten“, transmeton Shtegu.com.

Nëse keni nevojë për hudhër, mund të ndihmoni veten në fermën në Buchackern, Komuna Erlen TG në rrethin Weinfelden. Luten të gjithë që të sjellin shporta me vete.

Ai i cili megjithatë dëshiron ta kompensojë prodhuesin e hudhrës nga Oberthurgau, në dispozicion është një arkë. Kjo ofertë ka bërë bujë edhe nëpër rrjetet sociale:

Nëpër kuti, tani janë disa kilogramë më pak. Këto së shpejti do të duhet të jenë bosh pasi ato do të përdoren për të korrat e reja. Por mbetet e diskutueshme nëse së shpejti do të largohen rreth 20 tonelata hudhër. Një klient i mirë do të ishte restoranti Stinking Rose në San Francisko. Specializohet në hudhër dhe shërben vetëm pjatat e bëra me hudhër. Gastronomi ka një kërkesë prej mbi 25 tonelatash hudhër në vit. Bile edhe akulloren e përgatit me hudhër. Programi TV «Galileo» bëri një vizitë në restorantin në fjalë.