Breshëri në Zvicër shkakton aksident të 24 veturave, 15 të lënduar

Date:

06:50:56              2016-10-10

 

 

 

 

 

Për shkak të një stuhie breshëri, në autostradën A5, në afërsi të Thielle në Kantonin e Neuchatelit në Zvicër, të dielën ka ndodhur një aksident zinxhiror ku janë përfshirë 24 vetura. Me këtë rast janë lënduar lehtë 15 persona, ndërsa kjo pjesë e autostradës është dashur të mbyllet përkohësisht.

 

 

 

Aksidenti është shkaktuar rreth orës 16.00. Paraprakisht, në regjion kishte rreshur stuhi e breshërit, duke e vështirësuar dukshëm gjendjen në rrugë, ka deklaruar një zëdhënës i Policisë kantonale të Neuchatelit, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Veturat e involvuara në aksident është dashur të tërhiqen nga vendi i ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar nëpër spitalet e La Chaux-de-Fonds (NE), Biel (BE), Bernë dhe Yverdon (VD).

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...