Shkolla në Nerez të Epërm, si në kohën e paleolitit
12:15:37 2016-10-09
“Besoni ose jo objekti që gjendet mbrapa meje është shkolla 倀llore periferike “Brtastvo” në Nerez të Epërm. Në këtë gjendje që po e shihni tani ka mbetur për shkak të mosinteresimit të autoriteteve përgjegjëse për këtë institucion. Deri tani janë dhënë shumë premtime por deri më sot nuk është e realizuar pothuajse asgjë”.
Ky objekt në Nerez të Epërm shërben për të mësuar 7 nxënës të shkollës qendrore Bratsvo e cila ndodhet në Karposh. Ata me shumë frikë dhe vështirësi ngjiten dhe zbresin shkallët gjysmë të rrënuara. Në klasën e vetme të kësaj shkolle çdo qosh është i hapur ndërsa era dhe shiu depërtojnë pothuajse nga çdo anë e saj.
Mësuesja Fatmire Murseli prej 23 vitesh përballet me këto kushte të rënda. Ajo sqaron se autoritetet kompetente kanë dhënë shumë premtime për përmirësimin e kushteve por nuk kanë bërë asgjë konkret. “Vet jam pastruese, mësuese edhe të gjitha punët tjera që duhen për shkollë të kryehen. Është pak e vështirë por dëshira për ti mësu fëmijët dhe mos me i lënë në rrugë është shumë e madhe andaj kemi pranu në këto kushte të punojmë por shpresojmë që do të kemi kushte më të mira por mësimi do të vazhdojë. Ne mësimin e mbajmë dhe prap do ta mbajmë por është përgjegjësia e ministrisë, drejtorit ose komunës që i ka në dorë këto”, u shpreh Fatmire Murseli, mësuese. Shpesh herë gjatë stinës së dimrit, për shkak të kushteve të rënda dhe të ftohtit, orët mësimore janë zhvilluar edhe në xhaminë e fshatit që ndodhet pranë shkollës. Nxënësit që takuam rrëfejnë për vështirësit me të cilat përballen çdo ditë. Ata ndjehen të diskriminuar pasi bashkëmoshatarët e tyre në shkollën qendrore “Bratstvo” mesojnë në kushte shumë të mira.
“Problem pak është por jemi mësuar…A bëht ftohtë këtu dimrit? Po, nuk kemi edhe ngrohje..Andej na hy uji brenda edhe nga xhamat frynë tepër”. “Është shumë ftoht, nuk dimë si të vijmë, prej nga. A mbani ndonjëherë orë të edukatës 윙蟈zike? Po, atje në rrugë. Sallë nuk keni? Jo. Si kishe dashur të rregullohet shkolla? Të bëhet e mir, të kemi sallë, të bëhet e bukur”. Për problemet në këtë shkollë kërkuam përgjigje nga drejtoresha e shkollës qendrore “Bratsvo”dhe kryetari i komunës Karposh, Stevçe Jakimovski, por nga asnjëri prej tyre nuk morëm përgjigje. ALSAT-M (Melihate Rustemi)