Organet kompetente në Gostivar lënë në harresë familjen Mustafi, futbollisti Admir Mehmedi ju ndërton shtëpi
23:00:25 2016-10-10
Familja gjashtëanëtarëshe Mustafi nga fshati Padalisht i Gostivarit, tash e sa vite jetonte në një shtëpi e cila nuk i plotësonte as kushtet elementare për jetesë. Kishte një dhomë të vetme që e ndanin të gjashtë antarët e familjes, pa banjo e pa kuzhinë, me një shporet të vjetër, ato madje ndanin bashkë dy krevatë në të cilët gjumin e bënin gjashtë anëtarë, katër të rritur dy të mitur, njofton kështu Tv Globi transmeton Zhurnal.
“Lëre që nuk kemi, por edhe sikur të kishim paisje shtëpiake, nuk do kishim ku ti vendonim”, thoshte më tej Hamidja 58 vjeçare, ndërsa tregon vendin në oborr që i mbajnë teshat e tyre. I shoqi i saj vuan nga një sërë sëmundjesh, ndërsa djali Ismaili 24 vjeç, është i papunë. I martuar dhe ka dy fëmijë, Elemdinin 6 vjeç dhe Elmedinën 3 vjeçe. Merren me bujqësi, ndërsa Ismaili punon nganjëherë me dru, sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Duket sikur koha kishte ngecur për ata, institucionet dhe shteti as që ishin interesuar ndonjëherë për t’u dalur në ndihmë.
Por edhe pse storia u transmetua kohë më parë, askush nga organet kompetente nuk ndërmori asnjë hap që kësaj familje t’iu sigurojë të paktën kushte elementare për jetesë apo një shtëpi të re ose banesë sociale, edhe pse në rrethinën e Gostivarit familje që kërkojnë ndihmë janë bërë me dhjetra e askush nuk del hapur të tregojë se ku qëndron problemi.
E derisa organet kompetente nuk ndërmorën asnjë hap për të ndihmuar familjen Mustafi, kjo familje para jë viti merr lajmin se edhe shumë pak kohë do të qëndrojnë në ato kushte pasiqë futbollisti i mirënjohur nga Gostivari, Admir Mehmedi, me mjete vetanake po rrumbullakon punët ndërtimore për shtëpine e re të kësaj familje. Objeki është gati dhe pas vendosjeve të paisjeve në banjo dhe kuzhinë, familja Mustafi do të vendosen aty, e ky dimër do jetë shumë më i ngrohte dhe sigurt për ata. E me këtë gjest shumë human, ishte vet futbollisti Admir Mehmedi i cili u’a riktheu shpresën e jetës dy më të vegjëlve të familjes e jo organet kompetente të cilat duhej doemos të ndërmarin një hap të tillë. (Zhurnal)