“Bombë” e re për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski (Video)

Date:

Audio-bombë e re shpërtheu nga takimi në Kabinetin e sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovski. Bisedën e regjistruar, këtë herë e publikoi portali “Ekonomski lider”, me pohimin se e ka marrë nga një informator. Edhe këtë herë sërish dëgjohet biseda për procedurën e tenderit për furnizimin e pajisjes për radarë nga kompania italiane “Leonardo”. Përveç zërit të Rashkovskit, siç pohon portali, dëgjohen edhe drejtori i atëhershëm teknik i M-NAV-it Kliment Çapunjovski dhe drejtori dhe kryetari i Këshillit drejtues të kompanisë Nikollçe Taseski. Pohimet e portalit shpijnë në atë se sipas audio-regjistrimit, Rashkovski, ka qenë i vetëdijshëm se në atë moment nuk ka guxuar të bisedojë me përfaqësuesit e Leonardos dhe të bëhet procesverbal meqë kjo bie ndesh me rregullat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila është financuese e projektit. Kryeministri Zoran Zaev sot nuk deshi të komentojë “bombën” e re për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Tha se ende nuk e ka dëgjuar. Do të prononcohet pasi të njoftohet me momentet e reja.

Nuk duhet askush i cili ka marrë detyrë dhe përgjegjësi të jetë servis i qytetarëve të jetë thes boksi. Por, nëse ka gabuar ka ligje para të cilave do të përgjigjet dhe e dyta ka aspekte etike ku duhet ta dimë nëse një gjë e tillë e tejkalon kufirin ose jo. Kështu që çdo ditë jam në dispozicion për t’i komentuar rastet”.- theksoi Zoran Zaev, kryeministër

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja sërish kërkoi dorëheqjen e Rashkovskit dhe reagim nga Prokuroria Publike.

Çfarë është ajo për të cilën nuk guxon të bisedohet? A mos është dakorduar diçka paraprakisht nga Rashkovski? Sipas asaj që është publikuar në media, Dragi Rashkovski i urdhëron gojarisht Çepunjovskit që të vendosë lidhur me rastin. Sipas asaj që është dëgjuar nga audio-biseda, imponohet edhe një çështje, që është objekt i hetimit, ndërsa e bëjnë personat të cilët janë objekt i audio regjistrimit? A pranon Rashkovski drejtpërdrejt se furnizimi është kriminal dhe mund të jetë objekt i hetimit?” – u shpreh Ivanka Vasilevska – anëtare e KE të VMRO-DPMNE-së

Për herë të parë në opinion pas “bombave” të publikuara reaguan edhe nga Navigacioni i Maqedonisë (M-Nav), duke thënë se me montim është mashtruar opinioni dhe i është shkaktuar dëm autoritetit të M-NAV-it në vend dhe jashtë tij.

Lidhur me furnizimin e sistemit ATM, M-NAV i konfirmon faktet e paraqitura në konferencën për media nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë të mbajtur më 2 korrik të vitit 2019 me përmendjen e kronologjisë së hollësishme të procedurës së përgjithshme të tenderimit. M-NAV do të bashkëpunojë me të gjitha organet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara në procedurat që zhvillohen ose që do të zhvillohen”- janë deklaruar nga M-NAV.

Nga kompania paralajmërojnë se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore kundër personave që e kanë shkelur, ose që do të shkelin autoritetin dhe renomenë e tyre. Një ditë më parë Komisioni Anti-Korrupsion kërkoi dokumentacionin e tërësishëm nga M-NAV dhe nga Qeveria për tenderin. Anti-korrupsioni do të kontrollojë rolin e Rashkovskit gjatë procedurës së tenderimit./Alsat/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...